“Shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme sepse shqiptarët do të zgjohen dhe janë të bindur që nuk mund të përfqësohen në Parlament nga 74 karrige që i kanë blerë me paratë e drogës e krimit, e atyre djemve që kanë humbur jetën në trafiqe kaq të rrezikshme për të mbytur varfërinë ekonomike që ka pllakosur”, tha znj. Kryemadhi.
Ajo i bëri thirrje të rinjve që të nis një front i madh ku të takohen edhe derë më derë me njerëzit, qoftë dhe “për të kërkuar falje për sjelljen e gabuar në 27 vjet, por dhe duke i dhënë besimin dhe shpresën shiqptarëve që ka ardhur një ditë e re”.
Së fundmi ajo kishte dhe një thirrje të drejt për drejtë për kryeministrin Rama: “Ai ka rënë moralisht si kryeministër, si politikan, të ikë sa më shpejtë, t’i hapë rrugën dikujt tjetër, një njeriu më të përgjegjshëm që e do vendin më shumë se ai, që beson të vendi dhe më të pavarur qoftë nga krimi, qoftë nga droga, qoftë dhe nga fiksimet e veta mendore”.