Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Kreu i qeverisë e ka shpërndarë foton me përshkrimin “Fotoja e ditës”, por nuk ka dhënë asnjë detaj.
Liderët janë mbledhur në SHBA për Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të OKB.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe nuk dihen ende bisedat që janë zhvilluar mes krerëve të dy shteteve.