Lituania apel qytetarëve: Mos i përdorin celularët kinezë, shmangni blerjen e tyre

Autoritetet lituaneze u kanë kërkuar qytetarëve të mos blejnë telefona celularë kinezë, duke iu bërë thirrje poseduesve që t’i hedhin, pasi pretendohet se mund të kenë të instaluar aftësitë e censures.

Paralajmërimi ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes për shkaqe sigurie.

“Rekomandimi ynë është të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ato që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Margiris Abukevicius.

Marrëdhëniet midis Lituanisë dhe Kinës janë acaruar kohët e fundit pasi Pekini tërhoqi ambasadorin e tij në gusht pasi Vilnius dhe vendosi të krijojë një zyrë të re diplomatike në Tajvan.

Leave a Reply