Kryetarja e Hong Kongut paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në protesta

Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera kundër ndërhyrjes në çështjet e brendshme të qytetit. Deklarata e saj erdhi vetëm dy ditë pas tubimit të mijëra protestuesve para konsullatës amerikane në Hong Kong, ku kërkuan nga presidenti Trump që ta “çlirojë” qytetin nga kontrolli kinez.

Lam tha të martën se do të ishte tërësisht e papranueshme që Uashingtoni apo ndonjë shtet tjetër të ndërhynte në rajonin gjysmë-autonom kinez.

“Qeveria e Hong Kongut nuk pajtohet aspak dhe shpreh keqardhje të thellë që parlamentet e huaja po ndërhyjnë në çështjet tona të brendshme përmes legjislacionit”, shtoi ajo gjatë konferencës javore për gazetarë.

“Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ata që të bëhen aksionarë të çështjeve tona të brendshme”, shtoi ajo.

Protestat në Hong Kong të dielën e kaluar hynë në javën e 14-të me radhë. Dhjetëra mijëra persona dolën në rrugë në distriktin financiar të qytetit të dielën e kaluar dhe ia dorëzuan një letër zyrtarëve të konsullatës amerikane, duke kërkuar nga ta që të marrin masa për t’i ndihmuar protestuesit.

Hong Kongu është rajon me nivel të caktuar të ekonomisë nga Kina për shkak se qeveriset me sistemin “një shtet, dy sisteme”, i cili kishte hyrë në fuqi më 1997, kur Britania e Madhe ia dorëzoi kontrollin e këtij territori Kinës, shkruan “CNN”.

Leave a Reply