Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive ka propozuar para Qeverisë vendosjen e orës policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, në të gjithë territorin e vendit. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të deklarohet në lidhje me kohëzgjatjen e orës policore, respektivisht deri me cilën datë do të zgjat kjo masë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së nesërme pritet të merr vendimin përfundimtarë.
Meta: Maqedonia do të lulëzojë, nuk do të ketë destabilizim pas formimit të qeverisë së re!
Intervista në Lideri.mk/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me kënaqësi ka pranuar të flase në një intervistë ekskluzive…