Kur dr. diletanti mundohet të mbajë ders gazetarie

Lajmi, informacioni, njoftimi (kumti) nuk kanë asgjë të përbshkët me thashethemet! Në gazetari trajtohen si forma të veçanta shkrimi. Në traditën popullore janë “shenja” që i përkasin burrërisë së brumosur me besë e me trimëri, me devotshmëri e me sinqeritet

Nga Dr. Zeqie Veseli, psikologe, Vjenë

Është mirë që një “akademik” kur të shkruajë për “lajmin”, si material informacioni, të mos e ngatërrojë atë me dhimbjen dhe trishtimin e vet shpirtëror.
Lajmi e ka kohën kur ka ndodhur, e ka vendin ku ka ndodhur, e ka problemin që tregon se çka ka ndodhur dhe e ka mënyrën se si ka ndodhur! Pa këtë rrjedhshmëri nuk është lajm! Mund të jetë informacion, mund të jetë njoftim (kumt), por jo dhe lajm! Zbulimi i një vërtete nuk është lajm por është ngjarje, e cila mund ta prodhojë lajmin. Si? Po, ja! “Sot, në filan portalin u publikua një deklaratë, pjesë e emisionit dokumentar kushtuar Sulejman Rexhepit, në të cilën, Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, e madhëron deri në “perëndi”!” Do me thënë, ky do të ishte lajmi që e prodhon deklarata televizive e Qani Nesimt.
Dhe, ç’mëkat paska në këtë lajm? Pse të jetë mëkatar “lajmëtari” dhe jo personazhi i lajmit? Personazhi porosit: kujdes, mos publikoni lajme të paverifikueshme se mund të ndëshkoheni nga Zoti! Lajm i paverifikueshëm do të ishte ky: “Sot u arrit marrëveshja në mes të Sulejman Rexhepit dhe Qani Nesimit për Myfti të Myftinsë së Tetovës! Qani Nesimi do t’ia dorëzojë BFI-së 800 mij euro të trashëguara nga ish-myftiu në Mytininë e Tetovës”! E pra, derisa nuk verifikohet ky lajm, mund të jetë i dënueshëm! Por ama sapo të verifikohet dhe të botohet, turpi për blerjen e pozitës do të bie mbi Qani Nesimin dhe jo mbi atë “thashethemexhiun” që e zbardhë këtë turp!
Në gazetari, por edhe në artin e komunikimit, lajmi është shkencë më vete, prandaj, t’ia kushtojë diletanti një “ese” lajmit, është ngjashëm sikur një veterinar që tërë jetën e ka kaluar mes lopësh e kafshësh shtëpiake të pretendojë se është IT, edhe pse kurrë nuk ka parë kompjutor me sy! Përzierja e profesioneve, futja e hundës në vend e pavend është humor i zi.
Krejt ai “ese” mbi Lajmin kishte qenë sa për t’ua tërhequr vërejtjen publikuesve të “bombave” që t’i lënë mëkatet e tyre, sepse ata janë shumicë, më mirë që edhe publikuesit të bëhen me ta! Kurse për këtë kategori njerëzish, për këta hipokritë, Allahu Mëshirëplotë, në ajetin 173 të Sures “Ali Imran”, thotë: “Do të shpërblehen edhe ata, të cilëve, hipokritët u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”
Hipokriti bashkëkohor, benda problemit që po trajtohet këtu, do të dukej kësisoj: Një “jetë” të tërë i shërben publikisht Sulejman Rexhepit, e ushqenë financiarisht, i duartroket në budallallëqe, i luan “çyçek” në ambiente përplot me haram, i sulmon e i shanë të gjithë ata që e flasin të vërtetën mbi Sulejman Rexhepin, e idealizon deri në “pejgamber” Sulejman Rexhepin dhe, në fund, kur t’i publikohet kjo e vërtetë e pamohueshme, çjerret deri në kupë të qiellit “heeeeej ky që po bëni ju me këtë publikim, është mëkat”! I mëkatshmi të flet për mëkatin! Ky është kulmi i hipokrizisë!
Deklarata u publikua. Fillimisht si tekst, të cilin, u munduan ta mohojnë e ta paraqesin si “feknjuz”! Kur u pubikua në format të videos, doli reagimi: “është mëkat kjo që po bëni, ju nuk e dini se pse kemi dhenë deklarata të tilla, duhet t’ju vie turp nga kush e keni marrë atë material, publikimi i materialit është thashetheme e për këtë ju e dini se çka thotë Kurani Madhshtor…” Reagim tipik i hipokritit të pafytyrë!
Myftiu ilegjitim dhe shumë i diskutueshëm i Tetovës, Qani Nesimi, në deklaratën e vet që e jep me mburrje (madje edhe insiston që të përfshihet në emisionin dokumentar që do t’i kushtohet “padronit të shpirtit të tij”, Sulejman Rexhepit), thotë veç të tjerash: “Haxhi Reisi ynë, Reisul Ulema Sulejman efendi Rexhepi, është një personalitet që e ka shoqëruar institucionion e BFI-së me decenie. Ai mund të përmendet për shumë gjëra! Dy janë shumë të rëndësishme: e para, ai e ka ruajtur autoritetin e institucionit fetar dhe, e dyta, e ka ruajtur kontinuitetin dhe vazhdimësinë e institucionit me të gjitha njësitë e saj që i ngërthen në vete. Kur i përmend këto dy elemente shumë të rëndësishëm, dua të theksoj se, ruajtja e vakëfit në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rezultat i angazhimit të palodhshëm dhe i vendosshmërisë së tij. Interesimi shumë i rëndësishëm për kthimin dhe rehabilitimin e xhamive, qoftë në Ohër, qoftë në Strumicë, në Prilep, kudo tjetër, që këta xhami të marin formën e tyre dhe të jenë në shërbim, është një nga argumentet shumë të forta të qëndrueshmërisë, të stabilitetit dhe të këmbëngulshmërisë të Haxhi Reisit tonë. I nderuari Haxhi Reisi është një personalitet i cili nuk ka kursyer as kohën, as mundin, as angazhimin, as lëvizjen, asgjë prej tij, për të shërbyer në këtë Institucion që është shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Një akademik normal, pas kësaj, i turpëruar do të tërhiqej në dhomën e vet të punës ku me tërë qenie do t’i përkushtohej shkencës, ngritjes dhe zhvillimit të vet intelektual. Sepse, tashmë është bindur se të jeshë zyrtar dhe të merresh me “politikë” duhet me patjetër të jeshë “kurvë” në shpirt! I ka hije kjo një akademiku “islamist”?!

Leave a Reply