Kur Shaqir Fetai paska qenë luaneshë

Shaqir Fetai, manekini i sëmurë i foto-sesioneve, na u bë temë bisede odash nëpër shumë vise të vendit. Si shumë ia ka qejfi që të prezantojë nëpër hapësira dhe evente të banueshme e të organizuara nga femrat myslimane. Këto suksese, sidomos të gjinisë femërore, ia do shumë xhani që t’i përvetësojë, t’i paraqesë si të arritura të tij personale dhe, mezi pret të jetë prezent në mesin e femrave myslimane, sepse i duhet edhe respekti i tyre, sepse, ai është shumë i bindur se femrat myslimane do t’ia bëjnë llafin e mirë dhe kështu emri i tij, më në fund, do të përmendet për të mirë në çdo shtëpi myslimani!

Por, kështu nuk po mendojnë myslimanët e vendit! Një ditë, me honxho-bonxhot e vetë mori pjesë në një dua hatme të vajzave tona nga një mekteb i Shkupit. Numri i vajzave ishte goxha i madh, në event secila shoqërohej nga motra, nëna, halla, tezja, të gjitha të lumtura për përkushtimin e tyre disa mujore për ta mësuar leximin e Kuranit të Madhërishëm. Me futjen e Shaqir Fetait në këtë ambient, sakaq sikur iu nëpërkëmb tërë ai dinjitet e personalitet, tërë ajo punë e angazhim i hoxhës që ishte munduar me përkushtim maksimal që ato vajza të vinin deri te dua-hatmeja. Një fotografi aspak e denjë për njerëz normalë!
Më vonë, pas këtij eventi, njëri prej prindërve që kishte shtruar drekë, iu afrua dhe e pyeti Shaqir Fetain:
– Pak si shumë po ta “kojtën” me dalë para çikave, motrave e grave tona me ata pisat e tu! Ku i ke bashkëpunëtoret e tua femra. A nuk ka hiç në bashkësinë tënde fetare a?
– Ti pyet se, a mund të gjejmë burra në bashkësinë time fetare – foli Shaqir Fetai me një buzëqeshje cinike të përzier me atë zë kafshëror që del prej një mendjeshthurruri.
– Edhe ti nuk duhet me u futë nëpër ambiente të tilla, me atë lloj xhemati – ia priti plaku!
– Po edhe unë, si të them, hajde ndoshta do të më kuptoshë me këtë mesele: “Një ditë ishin mbledhur të gjithë luaneshat në një livadh të gjërë. Kishin vendosur të këndojnë, të kërcejnë e të kënaqen për vete. Sakaq, nga mesi i ditës, në mes të luaneshave futet edhe gomari, gjithë qejf duke kërcyer me sevda! E pyeti habitshëm njëra prej luaneshave: “Po ti, ç’ne këtu? Gomari në mesin e luaneshave!” Gomari, hiç pa e prishur tertipin e vet, ia ktheu: po edhe unë dikur kam qenë luaneshë!
– Je pak je, more, që ke tipare të luaneshës edhe ti! – ia priti plaku.

Leave a Reply