Vjedhjes së Haxhit 2024 iu shtua edhe një vjedhje mirë e planifikuar e kurbanëve. Ata që e planifikuan këtë vjedhje dhe që i caktuan edhe metodologjinë dhe personat që do ta kryenin këtë vjedhje, ikën, po thuaj se, që të gjithë, në Haxh, vetëm e vetëm që nesër të mos japin përgjegjësi para askujt! “Nuk dimë çka ka ndodhur, nuk ishim kur u zhvillua aksioni i kurbanëve”, po thonë!
Zyrtarisht është pranuar se vetëm 1000 kutia me nga, le të themi, 15 kg mish, iu nda “Myftinisë së Tetovës” nën udhëheqjen fiktive të dr. Selver Xhemailit, të përzgjedhurit të Shaqir Fetait.
Por, nga ky aksion, asgjë më tej nuk dihet gjë: nuk dihet si u shpërndanë ata kutia, ku shkuan, kush me sa kuti u ngarkua për të shpërndarë, ku u shpërndanë etj.
Zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë se sa kurbanë u paguan, nga secila myftini nga sa kurbanë të paguar erdhën në BFI, nuk dihet sa u therrën, a u therrën fare, ku shkoi ai mish, sa mish u shpërnda… Nuk dihet asgjë. Kuluareve të BFI-së po flitet se mungojnë mbi 350 000 euro, do me thënë se, nuk u blenë kurbanë në këtë shumë parashë të paguara për therrje të kurbanëve. Do me thënë, myslimanët bëjnë nijet për të therrur kurban, e bëjnë pagesën në BFI e cila i del për zot se do ta organizojë therrjen e kurbanëve, ndërsa kjo nuk kryhet e paret futen në ndonjë nga xhepat e grisur të ekipit të Shaqir Fetait. Turp e mëkat.
Nuk mund të thuhet se edhe herave të tjera nuk ka pasur vjedhje të kurbanëve. Ka pasur, madje shumë! Mesatarisht në vit paguhen diku rreth 4500-5000 kurbanë ndërsa nuk therren as 2000. Një drejtor i Shaqir Fetait kishte thënë se sivjet i ndamë 50 ton mish për Medresenë “Isa Beu”, dhe, pa dyshim, vetëm në këtë sasi të deklaruar, janë humbur gjurmët e vjedhjes së, më së paku të, 20-30 ton mish!
Vjedhja e sivjeme e kurbanëve është vjedhje rekorde, e paparë dhe e padëgjuar ndonjë herë. Do me thënë, kurbanët sivjet pësuan një fiasko të turpshme. Dhe për këtë asnjë fjalë! Mediat tona nuk merren me të tilla vjedhje skandaloze, sepse, që të gjitha paguhen nga Shaqir Fetai për ta heshtur skandalin! Fundja, kjo vjedhje nuk i dëmton mediat shqiptare, i dëmton popullatën shqipare për të cilën funksionojnë ato media!
Herave të tjera zhvillohej aksion disa ditësh duke shpërndarë mish kurbani në tërë territorin e RMV-së dhe, përafërsisht dihej se nga sa kuti e nga sa mish po shpërndahen për të varfërit dhe skamnorët nëpër territoret e myftinive të BFI-së. Kësaj radhe heshtje totale. Nuk reagojnë as hoxhallarët, as myftinitë dhe as “rijaseti”, do me thenë, sipas kësaj heshtje, që të gjithë janë të përfshirë në vjedhje të kurbanit, apo, thënë më butë, në mbulim të gjurmëve të vjedhjes skandaloze të kurbanëve. Po si do ta fshehin para Zotit këtë vjedhje? Ekipi i Shaqir Fetait janë aq të bindur sa, mundohen që ta dëshmojnë edhe praktikisht se do të mund “ta manipulojnë” edhe Zotin! Estagfirullah!/M.A./
Injorim dhe nënshtrim
Kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai dhe të mos veprojë si një instrument pasiv në dorën e atyreve që nuk…