Kryeministri Albin Kurti u ka dërguar letër falënderimi ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve.
Në letrën e falënderimit të Kurtit për ministren e Shtetit, Maitha bint Salem Al Shamsi thuhet “Spitali i fëmijëve ‘Sheikha Fatima’, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit t Tuaj për fëmijët e vendit tim”.
“Na ka gëzuar shumë gatishmëria dhe vullneti Juaj për të mbështetur edhe më tej spitalin e fëmijëve… Do të mirëprisnim investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në fusha të tjera dhe jemi të gatshëm për t’i intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet më tej.
Ndryshe, më 13 shtator është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, donacion ky i Emirateve të Bashkuara Arabe.