Dalin emrat e parë për lider të konservatorëve
Dorëheqja e Boris Johnson ka ngritur menjëherë pyetjen se cili do të jetë lideri i ri i konservatorëve britanikë.
Mediat britanike prej ditësh kanë listuar emrat e pretendentëve për të qenë kryetar partive që njëherësh nënkupton dhe marrjen e postit të kryeministrit.
Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga radhët e ministrave që dolën kundër Johnson dhe rrëzuan atë si kryeministër.
Ish kancelari i Financave, Rishi Sunak ka shpallur kandidaturën e tij dhe deri më tani shihet si një ndër më favoritët për të marrë postin e liderit të Partisë Konservatore.
Mbështetësit e Johnson që e kanë konsideruar Sunak një tradhtar duke e akuzuar atë për largimin e kryeministrit.
Emra të tjerë që kanë shpallur kandidaturën e tyre për të marrë drejtimin e konservatorëve janë edhe Tom Tugenhat, Kemi Badenoch, Suella Braverman.
Sekretari i Mbrojtjes britanike, Ben Wallec, i cili konsiderohej si një ndër pasardhësit e Kryeministrit Johnson ka njoftuar këtë të shtunë se ai nuk do të marrë pjesë në këtë garë. Sipas Wallec fokusi i tij është në mbajtjen e Britanisë së Madhe të sigurt duke ushtruar detyrën e tij aktuale.