Kush është grafisti pejan që po i turbullon fytyrat politike

Zhurma e sferës së metalit brenda sprejit dëgjohej kur vetura merrte kthesat nëpër rrugicat e Pejës, derisa grafisti i ka bërë sytë katër duke shikuar trotuareve mos ia zë syri ndonjë polic apo edhe dikë tjetër që ia kishte fshirë grafitet e kaluara.

Para tij me një automjet tjetër janë nisur shokët e tij, që tash po kryejnë punën e ndihmësit dhe rojave të aksionit “gueril” të artit në rrugë, grafitit. Ata kanë arritur te vendi, derisa grafisti me një tjetër automjet mbërrin pak minuta më vonë.Para nisjes për në atelienë e grafistit, i cili nuk pranon të identifikohet as me iniciale, nën tymin e duhanit bëhet një plan modest, ku parashikimi është që të mos ketë lëvizje në atë vend ku do të bëhej grafiti.Por një person ishte ulur mu përballë murit të bardhë që planifikohej të ishte temë diskutimi për ditën e nesërme. Me të dalë nga automjeti, shmangia bëhet me një dialog të shpejtë, shkruan “Koha Ditore”.

Leave a Reply