Mësohet se të plagosurit janë të gjithë të rinj nga 22 në 25-vjeç, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.
Të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, i lënduar ka mbetur 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Saba Peposhi, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23-vjeç.
Siç raportoi gazetarja Xhensila Kodra, dyshohet se Nikolla të vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem pasi nuk kemi ende një dëshmi të plotë të tij. Nga hetimet paraprake, nuk rezulton që autori të ketë pasur njohje me të plagosurit.
34-vjecari fillimisht është konfliktuar me persona jashtë xhamisë dhe më pas u fut brenda saj dhe plagosi pesë besimtarët. Pas sulmit, ai ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga besimtarët që ndodheshin brenda xhamisë.