Kush po tallet me Shaqir Fetain

Shpesh lexojmë “aforizma” idiotike të përgatitur nga stafi amator i Shaqir Fetait, me ç’rast shkaktohet një “huti” totale; nuk dihet kush me kë po tallet: po tallet Shaqir Fetai me vetëveten, po tallen shërbimet e tij me Shaqir Fetain, apo, të gjithë po tallet me avdallin! Emërues i përbashkët i kësaj talljeje është, thjesht, Shaqir Fetai

Nga Mahir Rexhepi

Shaqir Feti edhe më tej vazhdon me “reformat” e tij: me pritje-përcjelljet e njerëzve që i kap etja për një çaj rusi pasi të kenë bërë ndonjë Pazar në pazarin e fruta-perimeve në Bit Pzar! Ndërkaq vizitat e parapara nga ana e faktorit ndërkombëtar, që realizohen sipas protokoleve të tyre, Shaqir Fetai vazhdon që t’i paraqesë si kërshëri të këtyre faktorëve për ta takuar “një njeri jasht normales”, një njeri “me karaktersitika të profetëve”, siç është ky farë “reisi” i rremë, i instaluar në krye të BFI-së nga një “dorë e zezë” (sintagmë kjo e përkthyer nga serbishtja “crna ruka”)! Në informacionet e Shaqir Fetait mbi këto vizita të Institucionit Fetar Islam ku është i instaluar njeriu (Shaqir Fetai) më antiinstitucionalist dhe njeriu më i kurdisur për rrënimin e autoritetit dhe të dinjitetit të këtij Institucioni, ka përplot humor naiv, ka përplot “mëlmesa” të pëlqyera vetëm nga avdalli i uritur, ka naivizma që dëshmojnë për një sjellje tërësisht nonshalante, amatore, karakteristikë e njerëzve jo të esullt!

Shpirti i madh i një ambasadoreje me kulturë të lashtë

BFI-në e paska vizituar edhe zonja ambasadore e Suedisë, Ami Larsson Jain, e cila, veç tjerash paska shprehur trishtimin nga djegia e Kuranit prej elementëve të huaj për kulturën suedeze, të cilët në strategjinë e tyre e kanë destabilizimin e Suedisë dhe pengimin e saj për t’u inkuadruar në NATO. Për këtë gjest të ulët, ambasadorja suedeze gjenë forcë shpirtërore për të kërkuar falje në emër të shtetit dhe popullit suedes para secilit mysliman në botë! Këtë gjest të saj, shërbimet e Shaqir Fetait (me kërkesë të tij prej avdalli) e kanë interpretuar si kërkim faljesh para Shaqir Fetait! Po kush është Shaqir Fetai që t’i kërkohet atij të falur! A mos është ky farë megallomani përfaqësues i myslimanëve të botës? A mos është shutraku “autor” i Kuranit, ndaj, së këndejmi, prej nga guximin që ta personalizojë këtë gjest të ekselencës së saj, zonjës ambasadore!
Çka flet kjo! Kjo do të thotë se, Shaqir Fetai, sa herë që ka nevojë për ta “madhëruar” vetëveten, nuk mbanë llogari për personalitetin e të tjerëve, për sjelljet kulturore dhe elementet civilizuese të të tjerëve! A e llogaritë Shaqir Fetai se në çfarë pozite e ka sjellë ambasadoren dhe, a e ka ndërmend që publikisht t’i kërkojë falje dhe, për ta dëshmuar hidhërimin e vet për këtë tallje që ia bëjnë ambasadores, a e ka ndërmend që ta ndëshkojë dikë, të paktën me masa disiplinore?
A mund të jetë, përveçse tallje, kjo fjali e informacionit për “aktivitetin” e të gjorit: “Reisul Ulema e pranoi kërkimin e faljes dhe e qetësoi Ekselencën e saj, duke i treguar se BFI posedonin formacione burimore në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Suedi”! Shaqir Fetai e qetësoi Ekselencën e saj!!! Një sjellje “profetike”, kjo e Shaqir Fetait, ë?! Tani, në këtë fjali Shaqir Fetai e pranon aktin e ndodhur nga bashkëatdhetarët tanë? A është normal ky njeri! Pse gjithmonë e ka qejf që t’i tradhëtojë e t’i spiunojë bashkatdhetarët e vet? Ves i hershëm komunist, apo, tashmë “kulturë familjare”!

A i kupton talljet Shaqir Fetai

BFI-në e paska vizituar edhe shefi i zyres politike në Ambsadën e SHBA-së në Shkup, z. David Myeres dhe, i cili, kinse e paska vlerësuar lartë “reisin” për tolerancën ndërfetare! Në cilin rast e shprehu këtë tolerancë? Kur Shaqir Fetai u dëshmua se me të vërtetë është tolerant! A ka pasur ngacmime dhe padrejtësia që ky të shprehë tolerancë? Deri më sot, që kur është instaluar në krye të BFI-së nga ajo “dorë e zezë” Shaqir Fetai veçse çka ka heshtur para sërë padrejtësive politike që i janë bërë BFI-së, duke filluar që nga instalimi i tij në krye të Institucionit. Përzierja e kësaj “dore të zezë” në BFI jo që ishte skandaloze, e patolerueshme, por ishte padrejtësia më e madhe që iu bë këtij Institucioni dhe që sinjalizoi se, deri në shkatërrim të tij, nuk ka të ndalur, ndërsa karshi kësaj politike Shaqir Fetai duhet të shprehë tolerancë maksimale, për të cilën edhe do të lavdërohet! Për Shaqir Fetain e rëndësishme është që ai të lavdërohet, sepse një jetë të tërë është përballur nga talljet dhe ofendimet e ndryshme, të gjitha të merituara! Ndaj këtyre padrejtësive Shaqir Fetai është dhe deri në fund do të jetë tolerant, porse, shtrohet pyetja cila është toleranca e tij kur personalisht atij i bëhet “ndonjë padrejtësi”! Ai është i paprekshëm, këtë ia ka garantuar politika e “dorës së zezë”! Dhe kjo është esenca e çdo “lavdërimi” që ia shprehin të huajt dhe vendorët për atë se sa “tolerant” që është! Shaqir Fetai as që di se çka është toleranca! Nuk është tolerancë zbatimi i urdhërave për degradim dhe rrënim të plotë të BFI-së!
Tutje, Shaqir Fetai ia paska kujtuar mysafirit amerikan se sa është e rëndësishme miqësia BFI-SHBA (!!!), sidomos në mes të ngjarjeve që ndodhën dhe po ndodhin në Veriun e Kosovës, në Ukrainë dhe në Gaza! Shaqir Fetai edhe me këtë rast nuk ka guxuar që ta emërtojë fajtorin (Serbinë, Rusinë dhe Izraelin) e rrënimit të paqes dhe sigurisë në rajon e në botë! Kur Shaqir Fetai e mblodhi “rijasetin” e vet dhe, kur solli përfundime institucionale lidhur me këto ngjarje që po trondisin themelet e paqes së rajonit dhe të mbarë botës? Shaqir Fetai ngjanë në pulën e lagur sipër plehut dhe, në tërë këtë situatë, meritat e tij (të pulës) konsistojnë në heshtje, në mos kakuritje të besdishme, të cilat Shaqir Fetai i përkthen si “kontribut në tolerancë” si dhe në dialog ndërfetar për çgjë e paskësh lavdëruar diplomati amerikan! Megjithatë, deri më sot nuk u gjet njeri të dëshmojë se për cilin dialog, për çfarë dialogu bëhet fjalë, ku u zhvillua ai dialog, kur, me çfarë rasti dhe cilat ishin përfundimet e atij dialogu! Kush e inicoi, kush e organizoi dhe me çfarë motivi? Sepse, kështu siç e paraqet Shaqir Fetai, krijohet përshtypja se ky avdall është një prej diplomatëve që mund t’i afrohet Kisinxherit dhe se politikat e tij janë aq të larta për t’u kuptuar sa, mjafton, vetëm të lavdërohet dhe kaq! Toleranca dhe dialogu ndërfetar janë filozofi jetike e kombit shqiptar, janë elemente të identitetit kulturor shqiptar dhe, nuk është afinitet i mjeranit Shaqir Fetai.
Edhe në këtë lajm ka një “margaritar” shumë të poshtër që rri mbyllur vetëm në guacën e mentalitetit provincial të Shaqir Fetait! Ai thotë: “ Kreu i BFI, ritheksoi qëndrimin e Bashkësisë Fetare Islame se institucioni të cilin ai e drejton është i vendosur dhe i përkushtuar maksimalisht që të ndikojë në ngritjen e vetëdijes së besimtarëve se rruga të cilën duhet ta ndjekim si shoqëri, është ajo drejt Bashkimit Evropian”. Me u pas pyetë Shaqir Fetain, a kurrë nuk do të dilte nga zyret e UDB-së por, orientimi i shqitarëve properëndimit është përcaktim i betonuar që nga rilindasit e kombit me të cilët, Shaqir Fetai si “ORAO” nuk mund të ketë asgjë të përbashkët! Sa i përket politikave të brendshme, kjo është strategji e mbarë subjekteve politike të vendit, të cilët kanë tagrin për ta udhëhequr shtetin dhe shoqërinë, e cila, në përqindje të konsiderueshme është e orientuar kah vlerat pro-perëndimore. Pra, është politikë shtetërore, nga e cila nuk guxon të luajë asjë milimetër Shaqir Fetai, sepse sakaq ia curravin veshët.

U realizua premtimi i artistit

Ditë më parë, në një lokal në Gostivar, rastësisht takohen Shaqir Fetai me artistin mjaft të dashur e të respektuar, prof. Nevzat Kicën, nga Gostivari. Sakaq, pas përshëndetjes, Shaqir Fetai i ka thënë se është e pakuptueshme që një artist i Gostivarit mos ta vizitojë numrin një të BFI-së i cili po ashtu vjen nga Gostivari. “Të vishë për një çaj”, i ka propozuar Shaqir Fetai. Artisti, piktoi i dashur, ia ka kthyer “po, do të vij dhe do ta realizoj këtë premtim”!
Artisti e mbajti premtimin, e vizitoi Shaqir Fetain me shpresë se prej tij do të dëgjojë ndonjë respekt e vlerësim për artin e tij, për kontributin e tij si pedagog dhe për vlerat e pakontestueshme që ngërthehen nëpër veprat e tij pikturale! Shaqir Fetai thotë se, e falënderoi për vizitën dhe biseduan gjërë e gjatë për rrjedhat në shoqëri në veçanti në sferën shkencore dhe informative! Ja pra si e manipulon artistin Shaqir p… Për të me rëndësi ka qenë vizita prej nga do ta nxjerrë një foto e një informatë se dikush e vizitoi të gjorin!
Piktorët i vizitojnë zyrat dhe intitucionet e rëndësishme gjithnjë me shpresë se do t’ia dalë që të shesë ndonjë punim artistik. Nevzat Kica e di fort mirë se ekziston një BFI me shumë zyre, se ekziston një Medrese, një Fakultet të cilat mund të stolisen me vepra artistike që do t’i bleheshin artistit të popullit. Kjo i intereson Kicës dhe jo kopallat diletanteske të Shaqir Fetait, i pa denjë për të pasur ndonjë titull shkencor dhe për të pasur ndonjë bashkëbisedim të niveleve të duhur e të lartë, me askend!
.

Leave a Reply