Kuvend, diskutohet ligji për arsimin e lartë. Replika Paloka-Ruçi

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje kanë nisur diskutimet për projekligjin për arsimin e lartë.

Në fjalën e tij, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar mazhorancën për hartimin e një ligji në mënyrë të njëanshme.

“Nuk ka pasur asnjë konsultim për këtë projektligj”, ka deklaruar Paloka.

Por kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi është përgjigjur duke thënë se, vetë opozita zgjodhi të mos jepte asnjë kontribut për këtë ligj.

“Nuk është përgjegjësi e mazhorancës, që deputetët e opozitës të bëhen bllokues dhe jo kontribues. Ata kishin gjithë kohën e domosdoshme për 4 muaj rresht që ta shqyrtonin”, ka thënë Ruçi.

Sipas tij, komisioni i arsimit ka bërë një punë maratonë me seanca dëgjimore, me të gjitha grupet e interesit.

Ruçi ka shprehur më tej gatishmërinë e mazhorancës për ta diskutuar me opozitën ligjin, por jo për të vajtur me bisedime shterpë.

Leave a Reply