Kuvendi nis me debate, Bardhi-Spiropalit: Bllokuat punimet për të ngrënë drekë në Greqi

Seanca e sotme plenare nisi me tensione. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali se javën e kaluar ishte në Greqi për të ngrënë drekë dhe prandaj shtyu punimet e Kuvendit.

Bardhi: Për ta trajtuar si shtëpinë tënde personale për të ngrënë drekë në Greqi nuk është e mbështetur në rregullore por arrogancë që kalon kufijtë e sjelljes tuaj të përditshme. Edhe pse jemi një muaj nga mbyllja e punimeve, mbani të kyçur plot 60 nisma të deputetëve të kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, një nga funksionet kryesore të deputetit apo përgjegjësia e tij kryesore ka të propozojë nisma legjislative.

“Uroj t’iu ketë shijuar dreka në Athinë dhe t’ia ketë vlejtur se bllokuat punimet”, tha ai.

Spiropali tha se seanca e kaluar nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes së saj në Ukrainë, por për faktin se kishte mungesa të deputetëve për shkak të aktiviteteve të tjera.

Spiropali: Më vjen mirë që ndiqni aktivitetin tim në rrjete sociale. Por siç diskutuam në konferencën e Kryetarëve, seanca nga 12-16 nuk u shty për shkak të pjesëmarrjes time në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore por shumë deputetë kishte mungesa në aktivitete të tjera. Ishte e zëvendësuar prezenca ime me dy nënkryetarët por në bazë të nenit 7 të kuvendit ka për detyrë që të kujdeset për mbarëvajtjen e seancave plenare.

Leave a Reply