Erëza indiane është e hatashme për shëndetin. Përzierja e shijshme përbëhet nga 5 deri në 30 lloje të ndryshme të erëzave. Parandalon Alzheimer-in dhe ju ndihmon personave me forma të buta të demencës. Nëse edhe ju dëshironi që për një periudhë më të gjatë kohore të jeni të shëndetshëm, do të duhej që së paku dy here në javë të keni ushqim të erëzuar me këri (curry). Në pyetje është përzierja e aromës karakteristike dhe shijes pikante.
Këri mund të ketë shumë variante, mund të jetë i butë dhe tepër pikant. Në formën e tij shëruese në mënyrë shumë efikase nxit sekretimin e lëngjeve të lukthit dhe rregullon tretjen, qetëson zorrët e irrituara, përmirëson punën e mëlçisë. Në periudhën kur jeni të prekur nga gripi sugjerohet me sallatë dhe gjellë të tjera. Përbërësi i saj, xhenxhefili, përshpejton shërimin pas operacionit. Kurkuma ndikon si antioksidues, prandaj sugjerohet në shërimin e plagëve, të thatit dhe te problemet e lëkurës. Antioksiduesit mbrojnë dhe neuronet dhe e parandalojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhamer-it, e personat që vuajnë nga ndonjë formë më e butë e demencës, ju ndihmon të ruajnë funksionet kognitive.