Kinezët kanë dërguar dy aeroplanë luftarakë në drejtim të ishujve të kontestueshëm Woody në detin e Kinës Jugore, kanë bërë të ditur zyrtar ushtarakë amerikanë.
Kina e quan si territor të saj gjithë detin jugor të Kinës, edhe pse fqinjët e tyre disa prej të cilëve janë aleatë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, një gjë të tillë e mohojnë për vite me radhë, transmeton Telegrafi.
Sipas televizionit amerikan FOX, kinezët kanë dërguar në zonën e kontestuar aeroplanë luftarakë të tipit “Shenyang J-11S” dhe “Xian JH-7S”.
Është interesant fakti se si ky konflikt ka ndodhur vetëm disa minuta para se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të priste mysafirin e tij ministrin e jashtëm të Kinës, Wang Jia.
Dhe për shkak të kësaj ky takim është anuluar menjëherë, dhe ende nuk dihet se cila palë ka kërkuar që ai takim të anulohet.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët se çfarë ka ndodhur, zëdhënësi i Pentagonit ka deklaruar se kishte një problem në orar.
Megjithatë, Wang disa ditë më parë është pyetur rreth vënies së raketave në ishull, derisa ishte përgjigjur me gjakftohtësi se është “çështje e mbrojtjes së Kinës”. /Telegrafi/