Opozita paralajmëron protesta të premten

Liderët e opozitës në një konferencë për media nga sheshi kryesor në Prishtinë, kanë bërë thirrje që të protestohet të premten, pikërisht në kohën kur pritet zgjedhja e Thaçit President.

Visar Ymeri ka thënë se është marrë një vendim skandaloz, duke iu referuar thirrjes së seancës të premtën.

“Duke pasur parasysh situatën në Kosovë, Kryesia ka marrë një vendim skandaloz. Ne si opozitë do të organizojmë protesta për ta kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit President”, ka thënë Ymeri.

Ramush Haradinaj, ka thënë se ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës të premten.

“Ftojmë të gjithë që të premten, të bashkoheni të gjithë në mënyrë që sovrani ta thotë fjalën jo, për një President i cili nuk mund të jetë legjitim”, ka thënë Haradinaj.

Edhe Fatmir Limaj nga NISMA, ka bërë thirrje për protestë derisa ka thënë se qeveritarët po kërcënojnë opozitën.

“Në vend së të thërrasin për zgjidhje ata përdorin deklarata kërcënuese”, ka thënë Limaj. /Express/

Leave a Reply