Erdogan: Turqia mbështet armëpushimin në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se marrëveshja e arritur për ndërprerjene e luftimeve në Siri është një zhvillim pozitiv dhe se Turqia mbështet pajtimin që do t’i mundësojë popullit sirian të marrë frymë lirshëm, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve.

Erdogan priti sot përfaqësuesit e instancave të pushtetit lokal nga disa rajone të vendit, ku foli edhe për zhvillimet në Sirinë fqinje.

“Përbën zhvillim pozitiv marrëveshja për ndërprerjen e luftimeve në Siri. Edhe ne duam që vëllezërit tanë të mund të marrin frymë lirshëm dhe ne përkrahim këtë pajtim. Mirëpo, me këtë marrëveshje për pajtim regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij përgjegjës për vdekjen e gjysmë milion njerëzve u jepet një përkrahje e hapur dhe e fortë, ndërsa për opozitën siriane përdoret një gjuhë e paqartë”, tha Erdogan.(el.sp/BalkanWeb)

Leave a Reply