“La Verita” me publikime të reja

Edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita” edhe sot publikoi incizim të ri të një bisede mes Jordan Orce Kamçev  dhe Bojan Jovanovski (Boki 13) për rastin “Reket”. Nuk ka data që të shihet se kur dhe si janë incizuar dhe se a janë gjithë këto disa ditë ose zgjasin me muaj.

Në incizimin e publikuar sot bisedojnë për procedurën për lëndën “Perandoria” të PSP-së në të cilën është i dyshuar Kamçevi. Këtu në një bisedë është e përfshirë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila përmes bisedës Kamçev-Boki 13 suflon dhe sqaron procedura. Kamçev dhe Boki 13në një pjesë të incizimit e përmendin edhe kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa Boki 13 paralajmëron se do të takohet dhe do të provojë ta imponoj Kamçevin, por nuk ka detaje se ku dhe si do të organizohet ai takim, a do të jetë i rastësishëm ose i qëllimshëm vetëm i Zaevit dhe Bokit 13.

Në incizimin e fundit i treti me radhë nuk ka video që të shihet se ku dhe si realizohen bisedat dhe e gjithë kjo është mbështetur vetëm me transkriptat e  bisedës.

Autori i incizimeve të cilat tashmë tri ditë me radhë i publikon edicioni nuk dihet, e as se si janë incizuar dhe kush i ka distribuuar.  Publikues është gazetari Laris Gajser, i njohur për qëndrimet e tija djathtiste dhe për afërsinë me persona të së djathtës ekstreme evropiane, si dhe me zyrtarë të opozitës maqedonase.

Nga Prokuroria Publike kumtuan se incizimet nuk janë marrë nga Prokuroria, por bëhet fjalë për materiale audio dhe video të cilat janë pjesë e procedurës së dëshmive në këtë rast, ndërsa të cilat deri te Prokuroria Publike ishin dorëzuar nga një dëshmitar i rastit.

Zbardhje të rasteve për të cilat udhëhiqet hetim kërkoi kryeministri Zoran Zaev. “Hetimi duhet t’i zbulojë  të gjitha detajet. Secili të përgjigjet për veprimet e tij. Qytetarët merituan drejtësi”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, gjithashtu, në Fejsbuk bëri thirrje që të bartin përgjegjësinë ata që kanë gabuar para ligjit dhe pyeti se pse Katica Janeva nuk është në paraburgim.

Leave a Reply