Laburistët fitojnë në Angli

Laburistët janë ata që duket se do t’i japin fund 14 viteve të qeverisjes së konservatorëve në Britaninë e Madhe.

Tregues për këtë janë zgjedhjet rajonale të së Enjtes në Angli. Rezultatet paraprake tregojnë se të majtët po ecin drejt një fitoreje bindëse në zgjedhjet për këshilltarët e këtij rajoni.

Teksa janë numëruar gati gjysma e votave, laburistët pritet të sigurojnë mbi dyfishin e përfaqësuesve në këshillat rajonalë, krahasuar me konservatorët apo liberaldemokratët që pritet të kenë të njëjtin numër këshilltarësh.

Konservatorët kanë humbur më shumë se gjysmën e atyre që kishin deri më tani.

Krahas këshillave rajonalë u votua edhe për krerët e bashkive, përfshirë Londrën, ku pritet rikonfirmimi i laburistit Sadik Kan, që qeveris qytetin prej 2016-ës.

Këto zgjedhje paralajmërojnë disfatë të rëndë për konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak, në zgjedhjet e përgjithshme të fillim-vitit të ardhshëm.

Leave a Reply