Kush ndërhyri që Shaqir Fetai me muhybët e vet të takohet nga ndonjë autoritet saudit?! I kishte ftuar një “ekselencë” i cili deri më tani nuk i pranoi, pas takimit me tre-katër studentë që studiojnë në Universitetin e Rijadit, qenkan takuar edhe me këshilltarin fetar të Mbretit saudit! Po me kë paska dashur Shaqir Fetai që të takohet? Natyrisht me kompetentët për t’ia matur rrenat që i bën në emër të fesë
Nga Vexhi Murseli
Natyrisht, edhe kjo vizitë do të “përpunohet” laboratoriumeve protokolare si dhe të shërbimeve intelegjente për të dalur në përfundim se, deri ku mund të shkojë rrena, prishunia dhe megalomania e një instalacioni politiko-partiak në krye të një institucioni fetar, siç është Shaqir Fetai!
Pasi i mbylli të gjitha organet e BFI-së, duke i marrur përfaqësuesit e tyre me vete, sepse nuk ua ka besën t’i lë vetë deri sa ai gjendet për kohë të gjatë jasht vendit, Shaqir Fetai u nis për në Umre. Tha më vete, pse mos të takoj diku rrugës! Tani kur në një shtet hy një “delegacion i tërë” fetar islam, natyrisht që ai delegacion duhet të jetë nën vëzhgimin e organeve kompetente, madje edhe duke i dalur si “mikërpitës”! Dikush duhet t’i testojë budallenjtë! Shaqir Fetai, si mburravec i pacipë që është, bëri lajm se qenka takuar me studentët shqiptar në Rijad. Alamet aktiviteti! Aiii patjetër që duhet të shpërblehet me një “dekoracion”!
Lajmi tjetër nuk ishte ai që u takua me këshilltarin fetar të Mbretit të Arabisë Saudite, por, u bë lajm “këshilltari i mbretit paska shtruar drekë solemne për Shaqir Fetain”! Drekë solemne!!! A e kupton Shaqir Fetai fjalën “solemne”! A e di Shaqir Fetai se kur shtrohet dreka solmene. A e di Shaqir Fetai se cilës drekë protokoli shtetëror i thotë “drekë solemne”! Do me thënë, shkelja e Shaqir Fetait në tokën e shenjtë fetare qenka festë, qenka ngjarje shumë e rëndësishme, qenka diçka e paparë dhe e papërsëritur, qenka diçka madhështore, ndaj dhe duhet të shtrohet “dreka solemne”! Shaqir Fetai vetëm ka hëngër një drekë të rëndomtë në momentin kur iu është hëngër edhe këshilltarit, apo kur ai ka vlerësuar se fakirëve t’u jepet një drekë e begatë!
Shaqir Fetai, i ekzaltuar nga ky takim formal, i cili më tepër ka qenë për ta analizuar delegacionin e rrencakëve dhe të tradhëtarëve se sa që ka qenë ndonjë delegacion special, përmes një deklarate pompoze dhe të pistë, tipike e spiunëve të UDB-së, thotë se, “gjatë këtij takimi mjaft të rëndësishëm, pjestarët e delegacionit të BFI kaluan çaste mbresëlënëse dhe mjaft të frytshme, ku Këshilltari Esh Shethri bisedoi për një bashkëpunim të mirëfillte në të ardhmen, me qëllim të shpjegimit të Islamit në mënyrë të pastër si e vetmja veprimtari në kultivimin e vlerave të ngritjes së dinjitetit të njeriut në paqe e solidaritet dhe për të demantuar mendimet e gabuara ndaj Islamit dhe vendit ku jetojmë.” Po çfarë islami qenka predikuar deri më sot në Maqedoninë e Veriut? Me çfarë islami qenkemi pajisur dhe, tash e tutje, duhet që të korrigjohemi dhe të pajisemi me po atë islam që do të na e sjellin Shaqir Fetai me 13 myhybët e vet! Do me thënë se, deri më sot, hoxhallarët e vjetër dhe të sotëm, na paskan prediukuar islam të papastër, islam që paska krijuar mendime të gabuara mbi fenë tonë. Tash e tutje, falë kësaj “vizite zyrtare” të Shaqir Fetait, myslimanët e Maqedonisë do të dalin në selamet! Shaqir Fetai kahdo që të rrotullohet meriton shpulla faqeve e shqelma bythës, sepse është shumë injorant, shumë i poshtër, për një “drekë solemne” shet islamin shekullor të vendit, për një takim me një personalitet fetar sakaq mbushet me bateri për të ofenduar e përçmuar fe e komb. Sjellje kjo tipike e personave labilë dhe e atyreve që të kaluarën udbasheske e kanë kompleks të pashërueshëm.
Nga “rrjedhja e informacionit kuptojmë se Shaqir Fetai rastësisht është takuar me një personalitet shtetëror i cili i është prezantuar si këshilltar fetar i mbretit! Nuk po hamendësojmë asgjë, por, habit fakti se si Shaqir Fetai dhe myhybtë e tij nuk e paskan njohur më parë këtë personalitet mbretëror! Informacioni thotë se “nga bisedat që u zhvilluan treguan qartë se Shejh Sa’d Esh Shethri, është një personalitet i lartë, i urtë dhe me njohuri të gjëra mbi rrjedhat fetare në përgjithësi”! Natyrisht, personaliteti në fjalë do t’u prezantohet si këshilltar fetar i Mbretit, por, sa Shaqir Fetai iu prezantua këtij këshilltari? Sa ishte islamikisht i drejtë ndaj tij? Sa i tregoi se si është instaluar në krye të BFI-së? A i tregoi se ai është produkt politiko-partiak i përkrahur dhe shtyrë nga shërbimet sekrete të ndryshme! A i tregoi këshilltarit fetar se ai nuk ka ardhur fetarisht në krye të BFI-së, por ka ardhur pas një puçi dhe komploti përplotë me tradhëti e të përkrahur nga pushteti “laik”! A i tregoi këshilltarit fetar se Shaqir Fetai fenë e ka vetëm trampolinë për të arritur në karrierën e vet; a i tregoi sa ka vjedhur, sa ka rrejtur, sa ka shkelur parime fetare e kushtetutare, a i tregoi se çfarë spiuni që është, a i tregoi se vjen prej tajfës së kodoshëve të UDB-së, a ia shpalosi tërë shpirtin për t’ia treguar tonelatat e katranit që i ka brenda! Natyrisht, Shhaqir Fetai është n… sa për të kuptuar se rreth tij sauditët dijnë çdo gjë e në hollësi! Këshilltari fetar i Mbretit i ka takuar (ndonëse nuk ka qenë në “protokol” të Shaqir Fetait) për t’i analizuar dhe testuar se sa këta pisa mendojnë islamikisht, sa janë të orientuar nga parimet islame, sa gënjejnë dhe sa janë të sinqertë! Këshilltari i Mbretit të Arabisë Saudite nuk ha barë, brenda për brenda delegacionit të paktën i ka dy-tre spiunë (a t’ua themi emrat?!) të hershëm të cilët kanë raportuar në hollësi, natyrisht, jo në të mirë të BFI-së!
Delegacioni i BFI-së të prirur nga Shaqir Fetai përbëhej nga 16 anëtarë (drejtus të të gjithë organeve të BFI-së)! Çka i prezantuan të gjithë këta nikoqirit të tyre, këshilltarit të Mbretit saudit? Me çfarë projekti i dolën përpara ekselencës? Cili ishte fitbeku nga ky takim? Çka do të përfitojnë myslimanët e Maqedonisë nga kjo aventurë e kushtueshme e Shaqir Fetait? A pati premtime konkrete nga shkëlqësia e tij, apo, nuk pati sepse ai ishte për një ekzaminim të dilinxhive! Nëse i hedhet një sy fotografive që i kanë postuar, sakaq do të vërehet se me të vërtetë janë tërësisht në aut, nuk njohin kurrfarë bon-toni dhe kurrfarë protokoli, nuk dinë si të rrinë, si të ulen, si të duken kur janë në delegacion që priten zyrtarisht. Njëri me maskë në vesh, tjetri në hundë, një tjetër në mjekër, një tjetër pi kafe e me maskë në gojë, tjetri bën selfie deri sa “drejtuesi” i tyre dhe mikëpritësi bisedojnë. Një sjellje nonshalante dhe e padenjë për një hoxhë! Edhe kjo pamje është me skenar,, por, duduku Shaqir Fetai nuk e kupton! Prandaj, jo rastësisht përshtypja e parë e zyrtarëve arabë është që në vend kanë hyrë një grup dilixhinjësh, tradhëtarësh e spiunësh që profesionin e tyre të pistë e ushtrojnë nën petkun e islamit.