Shqipëria është në panik nga tërmeti 6.3 ballë që zgjati 30 sekonda në orët e para të mëngjesit të së martës që mori jetën e të paktën 28 personave dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur
Ndërkohë vendi vijon të jetë nën pushtetin e tërmetit, pasi lëkundje të forta janë shënuar dhe pasditen e kësaj të mërkure me magnitudë 5.6 ballë, duke rikthyer frikën e qëndrimit në banesa edhe tek qytetarët e Tiranës.
Zonat me problematike janë Durrësi, Golemi, Thumana, Lezha dhe Tirana. Të ndodhur në panik dhe nga frika e lëkundjeve të tjera të forta të termetit duket se kryesqytetasit kanë zgjedhur të lënë shtëpitë dhe të drejtohen në drejtim të qytetareve që janë më pak të rrezikuar nga lëkundjet e termetit.