Lavrov shkon të martën në Serbi, takohet me Vuçiqin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do ta vizitojë Beogradin të martën. Lavrov do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, mëson Tanjug nga burime diplomatike, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq dhe Lavrov pritet t’i drejtohen publikut pas takimit.

Gjatë vizitës, kreu i diplomacisë ruse do të takohet gjithashtu me kolegun e tij serb, ministrin Nikola Selakoviq.

Ai, siç bëjnë tradicionalisht zyrtarët rusë, do ta vizitojë monumentin e Çlirimtarëve të Beogradit dhe do ta vizitojë po ashtu tempullin e Shën Savës dhe do të vendosë një kurorë lulesh në varrin e patriarkut serb, Irinej.

Kjo është një vizitë që fillimisht ishte planifikuar për në fund të tetorit, por ministri rus u dërgua në vetizolim pak para udhëtimit për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus, dhe të gjitha vizitat dhe takimet e planifikuara u shtynë, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme. /Express/

Leave a Reply