LDK do të shmangë zgjedhjet/ Në Kosovë vijon diskutimi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi se, partia që ai drejton, synon të shmangë zgjedhjet e reja në Kosovë.

Zgjedhjet e shpeshta, Abdixhiku i ka cilësuar të mërzitshme dhe të kushtueshme për Kosovën. Lidhur me unitetin e deputetëve të LDK-së, sa i përket votimit për pozitën e presidentit në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se për këto çështje duhet diskutuar fillimisht me organet e partisë. “Besoj që gjatë fundjavës do t’i formojmë organet e partisë, siç është kryesia e partisë, dhe aty e marrim vendimin për të gjitha çështjet, në koordinim të plotë me grupin parlamentar të LDK-së”, është shprehur ai.

Sa i përket propozimit të ndonjë emri për pozitën e presidentit, nga ana e LDK-së, Abdixhiku e ka bërë të qartë se është rëndësishme është që fillimisht të mbahet takimi i planifikuar  të premten mes të tij dhe ushtrueses së detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Leave a Reply