LDK: Ka një plan për atentat ndaj kryetarit dhe 3 deputetëve

Lajmi konfirmohet nga zv.kryetari Shala: U informuam nga një shërbim i huaj zbulimi

Lidhja demokratike e Kosovës ka denoncuar një plan për atentat ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike. Lajmin u bë i ditur fillimisht nga mediat kosovare dhe me pas është konfirmuar edhe nga nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala.

Ai ka deklaruar se sipas informatave të marra nga një shërbim i huaj zbulimi kërcënimi ishte drejtuar ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të saj. Shala nuk ka dhënë emrat e deputetëve që ishin pjesë e kësaj liste për atentat, që sipas tij, po përgatitej nga dy organizata.

Por mediave lokale kanë zbuluar se përveç kryetarit të LDK-së, kërcënimet ishin drejtuar edhe ndaj ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe deputetëve Arben Gashi e Armend Zemaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është informuar nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se ka marrë të gjitha masat për hetimin e këtij rasti.

Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti më i vjetër politik në Kosovë, aktualisht në opozitë.

Leave a Reply