Le Pen dënon “Pasaportën e Vaksinimit” të detyruar në Francë: Qeveria gënjeu

Qeveria franceze ka njoftuar sot se ajo që deri tani ishte ‘Pasaporta shëndetësore’ e Covid-19, do të kthehet në pasaportë vetëm për vaksinim.

Masa ka shkaktuar habi dhe zemërim të gjerë në komunitet.

Drejtuesja e të djathtës Marine Le Pen ka thënë se pasaporta e vaksinimit që kërkon të imponojë qeveria është një shkelje premtimi dhe do të sjellë izolim.

Le Pen shtoi se masa e re do të izolojë të pavaksinuarit dhe kjo është shkelje e premtimit të autoriteteve.

“Tani ka një detyrim vaksinimi, pra po realizohet diçka që na ishte premtuar shprehimisht që nuk do të kryhej”.

“Sa herë që qeveria bën një premtim, 15 ditë më vonë e shkel këtë premtim, izolon më shumë francezët, u heq liritë individuale, dhe unë sigurisht që e dënoj këtë”.

“Ata që nuk janë të sëmurë por nuk janë të vaksinuar, dënohen me vdekje nga ana shoqërore prej qeverisë.”

“Kjo nuk ka kuptim nga pikëpamja shëndetësore, por për presidentin ka kuptim nga ana politike dhe ky është konkluzioni më shqetësues i këtij vendimi”.

“Kjo është e tmerrshme dhe shqetësuese për demokracinë. Demokracia po sulmohet, liritë tona individuale po sulmohen me këtë masë të qeverisë”.

Leave a Reply