Lehtësia e papërballueshme e hipokrizisë së Shaqir Fetait

Nuk është shumë me rëndësi se kush e zgjedh, kush janë ata që zgjedhin; nuk janë me rëndësi vlerat njerëzore të atyreve që zgjedhin, as afiniteti i tyre për të vlerësuar se kë po zgjedhin për prijës – me rëndësi për hipokritin është që të prijë, që të jetë i pari, që të ketë të nënshtruar, që të ketë mohues për miq! Hipokriti do të kënaqet vetëm kur “do t’i japë Allahut dëshmi të qarta kundër vetëvetes.”(En Nisa’, 144)

 

Kurani Famëlartë garanton se fundi i Xhehenemit është i rezervuar për hipokritët, si dhe për shoqëruesit e tyre! Ç’trishtim i madh për hipokritët dhe për miqtë e tij – në këtë botë kanë një zemër me shumë sëmundje, të cilat ua shton edhe më shumë Allahu, ndërsa në botën tjetër e kanë të siguruar fundin e Xhehenemit. Fatkeqësisht “ata i pret një dënim i dhembshëm për shkak të hiprokzisë së tyre”, (El Bekare, 10).
Si të dallohet hipokriti prej besimtarit, i keqi prej të mirit, i damkosuri prej të pastrit, i pabesi prej të devotshmit, spiuni pej kombëtarit? Merreni për model Shaqir Fetain dhe, do të jeni të shpëtuar! Merreni vetëm si model, pa ia dëgjuar kopallat, sepse pastaj përfundoni në po atë rrugë të gabuar!

Shaqir Fetai si Druzhe Tito

Shaqir Fetai, si hipokrit i pashoq në këtë nënqiell, jo vetëm thotë, por edhe urdhëron, madje edhe kërcënon! Të gjithë ata që shkojnë me palën tjetër, me “luftëtarët” që e luftojnë zullimin, padrejtësinë, vjedhjen, zhvatjen, që e luftojnë shkeljen e Kushtetutës së BFI-së që për frymë veprimi ka Kuranin e Shenjtë si dhe Hadithet e Pejgamberit a.s., pra, të gjithë këta i kërcënon me largim nga puna, duke ju thënë “rrini me ne, sepse me ne as nuk vdisni, as nuk vriteni” (Ali Imran, 144). Hipokriti, duke mos e duruar një pikëllim të tillë, e shton vigjilencën e vet, duke tentuar që ta luaj “Zotin”, të jetë ai “mbikëqyrësi”, të mos i dalë asgjë kontrollit që do ta kthente situatën nga e mbara. Sepse, kur të kthehet situata nga e mbara, hipokriti e prek fundin e Xhehenemit!
Një dhjetë ditësh përplotë me cirkuziadë e Shaqir Fetait! Ia mundësoi Zoti që ta dëshmojë hipokrizinë e vet, që t’i japë Allahut Fuqiplotë dëshmi të bollshme kundër vetëvetes! Gjithandej gënjeshtra, gjithandej vetëlavdërime, gjithandej, rrahje gjoksi, gjithandej mohim i së vërtetës, gjithandej duke lozur rolin e viktimës si dhe frymëmarrje duke personalizuar çdo sukses nga e kaluara ku ai nuk ka qenë veçse një qenie e dobët që ka vegjetuar, ngjashëm si mushkonjat mbi pleh!
Hipokriti, nga nevoja e flaktë për t’u dëshmuar si “vlerë”, i shpallë luftë edhe Zotit Fuqiplotë, i cili është Garantues i së vërtetës, i së mirës, i së mbarës, i drejtësisë, i unitetit përmes miqësisë, i mallkimit të tradhëtisë, të spiunimit, të hajnit!

Hipokriti, soji i Shaqir Fetait, ka nevojë që ta imitojë “Druzhe Titon”, t’i krijohet atmosferë madhështore, ta presin me lule, ta presin pionerët dhe jo vegjëlia, sepse, në mesin e vegjëlisë mund të dalë edhe dikush që të pështynë në ballë, prandaj, urdhëron që të pritet me fëmijë, të manipulojë me ta duke kërkuar prej tyre që ta madhërojnë, ta duartrokasin, ta presin me lule, ta vështrojnë si “zotin”, t’i zbrazë të gjitha mektebet dhe talebet t’i nxjerrë në trotuaret e pritjes. E, pse hipokriti i sojit të Shaqr Fetait, dekorimin e mizanskenës, skenografinë, nuk mund ta paramendojë pa fëmijë të vegjël? Sepse, vetëm ata mund t’i manipulojë, pa llogaritur se kjo është e dënueshme me ligj, e palejueshme, e patolerueshme, nuk ia ka ngenë ligjit, sepse e bën vetë, sepse ligji është me të, sepse ai vetëm duhet të jetë kundër asaj të cilën e urren ligjbërësi (kundër fesë islame)! I nxjerr fëmijët, mundësisht sa më shumë vajza, sepse kjo qenie e brishtë, është vetë lulja më e bukur e botës, e mrekullon skenografinë, ndaj duhet të jetë në pritje (nuk ju duket ky “virtyt” si i pedofilëve)!

Udbashët në pritje të delegacionit

Delegacioni turk ishte, pa dyshim, me ajkën e intelegjencies teologjike turke, secili më i zoti se tjetri, ndërsa u pritën nga dudukët e llojit të Shaqir Fetait si dhe nga honxho bonxhot e tij! Me kë e priti Shaqir Fetai këtë delegacion! A i tregoi delegacionit turk se të gjithë janë puthadorë, sahanëlëpirës, që kanë vjedhur sa kanë mundur, që akoma presin “kurbanë” që të vjedhin! A u tregoi turqëve Shaqir Fetai se, honxho bonxhot e tij marrin rroga, dhe nuk kundërshtojnë, nga shitja e vakëfit, nga tjetërsimi i vakëfit, nga bonot në vlerë që jepen për sigurim të vakëfit? Nuk i tregoi se në mesin e tyre ka zinaxhinjë, ka bixhozxhinjë, ka të falsifikuar, me tituj të blerë “shkencor”, me diploma të blera, të falsikuara; ka nga ata që i shajnë turqët, ka nga ata që e kanë sharë në prani të Shaqir Fetait, Presidentin Turk, z. Erdogan! A i tregoi se ka edhe gylenistë, titistë, marksistë, satrapë, piratë, sektashë, udbashë, të gjithë nën xhybe e nën shall! Pash besën a i tregoi se si ua vjedhin ndihmat humanitare që për çdo vite e çdo Ramazan turqët vëllezër ua dedikojnë myslimanëve të varfër në Maqedoninë e Veriut! A u tha turqëve që mos të investojnë për momentin për nevoja të BFI-së, sepse ky Institucion është i politizuar deri në gabzher dhe i bëdëizuar deri në qykë!

“Shumë xhami të reja të Periudhës Osmane”

“Shaqir Fetai i priu” gjithkund (madje edhe në wc) delegacionin turk! Ky është më i madhi, më i dijshmi, më i bukuri, më i miri, më trimi, sepse vetëm ky soj mund të prijë, të tjerët vetëmsa mund ta ndjekin, ta pasojnë! Tani, Shaqir Fetai, kokrra e injorantit, i prinë delegacionit turk, që përfaqsojnë një shtet me nja 10 milion intelektualë të kalibrit më të lartë, një shtet me qindra universitete private e publike, një shtet me miliona teologë secili më kapacitet se Shaqir Fetai! Dhe, ky plesht, ky morr i p… do t’i prijë dikujt?!
Paramendoni sikur delegacioni turk të kërkote që të vizitojnë shtëpinë e Shaqir Fetait në Çegran! E dini se si do ta bënin këtë lajm?! Shaqir Fetai i priu vizitës së delegacionit turk në shtëpi të vet!!! Këtu tashmë bien të gjitha maskat e hipokritit, pavarësisht se kush e demaskon!
Ishte më i madhi i ulemasë, prijësi i intelegjencies turke në rrafshin teologjik dhe, Shaqir Fetai nuk arriti që t’ia tubojë “hoxhallarët e vet”, “prtofesorët e vet”, në një sallë të madhe, në xhaminë më të madhe të vendit, për ta ndjekur ndonjë ligjeratë të mysafirit vëlla turk, për të përcjellë mesazhe të vyera e të dobishme!
Shaqir Fetai nuk arriti që t’i tubojë të gjithë organet e veta dhe të ulen në një sallë me delegacionin më të lartë turk dhe t’i shpalosnin të gjitha projektet jetik për myslimanët e vendit dhe për zhvillimin e jetës fetare islame në vend!
Shaqir Fetai, në mungesë të personalitetit dhe të autoritetit të vet, në mungesë të vizionit dhe të programit konkret, në mungesë të platformës dhe të projekteve konkrete, nuk arriti që delegacionin më të lartë turk ta takonte me “digasterin” qeveritar për fe dhe grupe religjioze, bashkartisht të ngrisnin zërin kundër padrejtësive që u bëhen myslimanëve si dhe islamit në vend!
Hipokriti Shaqir Fetai mburrej me projektin e huaj, siç ishte “Xhamia e Tophanes”, ndërsa nuk diti t’i përgjigjet pyetjeve të prijësit të delegacionin turk se a është marrë mendim i komunitetit, a është marrë pëlqimi i tyre, a është marrur kërkesa e tyre për një Xhami të tillë gjigante në një hapësirë miniaturale, ku as mizat nuk mund të marrin frymë! Ka qenë kërkesë e banorëve të kësaj lagje apo ka qenë “projekt politik” në këtë hapësirë me xhami më të madhe në vend e me parking për nja dhjetë bicikleta?! Nuk pati as përgjigje për vonesën kaq të madhe të ndërtimit të këtij objekti, por ia la fajin Koronavirusit, thuase gjatë kësaj kohe nuk janë ndërtuar me qindra godina në Maqedoninë e Veriut.
Hipokriti i llojit të Shaqir Fetait mundohet të manipulojë duke thënë se “mysafirët nga turqia u mrekulluan kur panë përgjatë rrugës Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Ohër, xhami të vjetra e të reja të periudhës Osmane”! Xhami të reja të periudhës Osmane??? Në këtë relacion gjithçka mund të shohësh përveçse xhamive të vjetra të Periudhës Osmane!

Minarja nuk futet në thes

Pse Shaqir Fetai nuk e mori delegacionin e lartë turk dhe nuk e çoi te vendi i Burmali Xhamisë, t’u tregojë se çka po bëhet aty, në atë vend ku dikur ishte xhamia më e bukur e Periudhës Osmane?
Pse Shaqir Fetai delegacionin turk nuk e çoi te Xhamia e Prilepit, një prej më të bukurave të Periudhës Osmane dhe ta shikojnë se si Shaqir Fetai e mbanë si “wc publike” për të gjithë ata që e urrejnë islamin në këtë nënqiell!
Pse Shaqiir Fetai nuk e mori delegacionin turk dhe ta çonte pak në Manastir, te Jeni Xhamia, nga më madhështoret e Priudhës Osmane dhe ta shikonin se si Shaqir Fetai po ia falë Kishës e këta po e shndërrojnë në muze, në institucion nacional maqedonas?!
Pse Shaqir Fetai nuk e dërgoi delegacionin turk në Shtip, që ta shikojnë se si njëra prej xhamive më të vjetra në Ballkan është shndërruar në Kishë e që hapet vetëm për “Ilinden” sa për të ndezur qirinj!
Delegacioni turk kësaj radhe ishte “pa protokol”, ishte nën “hyqmin” e Shaqir Fetait i cili iu priu aty ku deshti vetë! Delegacioni turk veproi kështu vetëm sa për ta testuar hipokrizinë e Shaqir Fetait, sa për t’i matur përmasat e kësaj hipokrizie që nuk i gjenë në asnjë skaj të botës, sa për ta peshuar përgjegjësinë e Shaqir Fetait, të cilën tërësisht e ka këmbyer me hipokrizinë e banorit të fundit të Xhehenemit! Ky raport do të përfundojë në arkivin e Dijanetit turk, sepse, ata, nuk kanë ardhur për të parë se ku mund të investojnë, nuk kanë ardhur që të hulumtojnë terren për projektet e tyre por, ata kanë pritur vizione, përgjegjësi dhe interes të ulemasë së Maqedonisë së Veriut.
Erdhën, panë, ikën! Me gjasë, nuk hasën në asnjë ulema, por, vetëm në puthadorë dhe në hipokritë unikatë në hapësirat ballkanike! Të bëhesh mik e bashkëpunëtor i Shaqir Fetait nuk ka mëkat më të madh, sepse i jepet jetë tradhëtisë, spiunimit, pabesisë, hipokrizisë…(Lajme7)

Leave a Reply