Autoritetet në Liban kanë kërkuar arrestimin e pronarit të huaj dhe kapitenit të anijes e cila solli materialin që shpërtheu në portin e Beirutit duke shkaktuar shkatërrime.
Gjykatësi që drejton hetimet e shpërthimit që ndodhi në muajin gusht, i ka kërkuar Interpol-it të ndalojë dy personat përgjejgës. Gjykatësi libanez Fadi Sawn, ka lëshuar dy urdhra arresti për pronarin e Rhosus si dhe kapitenin e anijes.
BBC shkruan se një ekip me hetues mori në pyetje pronarin e anijes në Qipro muajin e kaluar. Deri më tani, të paktën 20 persona janë arrestuar në lidhje me këtë çështje.
Kapiteni i anijes, MV Rhosus, mësohet se është një qytretar nga Rusia dhe kryen aktivitetet nga Qipro. MV Rhosus ishte ankoruar në Bejrut në 2013 pasi pësoi probleme teknike ndërsa po lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik.
Rreth 2,700 ton nitrat amoni u shkarkuan në port dhe u ruajtën në kushte të pasigurta në një depo në port, ku përfundimisht shpërthyen dhe shkatërruan shumë ndërtesa në Bejrut dhe u shkaktua dhjetëra jetë njerëzish. Shpërthimi shkaktoi zemërim në Liban dhe qytetarët pas protestave arritën që të detyronin për dorëheqjen e qeverisë.