“Lideri” i fermentuar

Ushqimi është baza e jetës së njeriut! Por kur ushqimi fermentohet atëherë njeriu heq dorë edhe nga kjo bazë e jetës, sepse, nëse e konsumon vetëmsa do ta përshpejtojë vdekjen e tij! Pra, njeriu heq dorë nga çdo gjë e fermentuar! Zoti e ka dalluar njeriun pikërisht me atë receptor për ta gjuajtur të fermentuarën. Madje njeriu e kupton edhe kur i fermentohet “prijësi” (lideri), prandaj edhe heq dorë prej tij, për dallim prej kafshëve

Nga Mahir Rexhepi

Këto ditë në BFI paskan qëndruar përfaqësues të Projektit të Binjakëzimit të BE-së, të cilët qenkan pritur nga instalacioni i shpifur i qarqeve antiislame në krye të BFI-së, Shaqir Fetai. Nga ajo që informon ky farë mjerani, as që ka pasur haberë se kë ka pritur, kush janë “Projekti i Binjakëzimit”, cili është misioni i tyre, për çka angazhohen ata dhe çka kërkojnë ata nga BFI-ja! Prandaj, Shaqir Fetai ndaj tyre ka pasur qasje tërësisht politike, si një person i zhgënjyer dhe i padrejtësuar nga institucionet shtetërore dhe që, nuk ia dinë vlerën siç ia ditkëka BE-ja e cila madje i dejtohet edhe me “lider i myslimanëve”!
Shaqir Fetai, në fb-un e vet paçavurë publikoi një informacion aq shumë të tollovitur sa, kushdo që do ta lexojë, nuk do të kuptojë asgjë. Madje, informata përmbanë fjalë e shprehje që aspak nuk përkojnë as me projektin evropian, të cilin po na e drejtuaka një shqiptar, por as me përmbajtjen esenciale të takimit! Karabinerët italian paskan shprehur lumturinë e tyre që paskan pasur “privilegj që për së afërmi ta takojnë liderin e myslimanëve të RMV-së”! Aq është karizmatik ky farë “lideri” sa e ka për nder e privilegj secili që dëshiron ta takojë! Ky edhe ndaj ndërkombëtarëve është po aq cinik e mburravec sa ndaj “aletave” të tij.
Edhe sikur të ishin shprehur në këtë formë karabinerët italian, këtë nuk është dashur ta marrë kallëp Shaqir Fetai, sepse është dashur të tkurret dhe t’i cingërrojë vetes se, megjithatë, është një prej personëve më të padëshiruar në RMV! Dashuria ndaj tij nuk matet me aletat që i ka në dorë Shaqua, por, matet me imazhin e tij copë-copë në opinion! Shaqir Fetait i pëlqen që dikush ta quaj “lider të myslimanëve”, diçka si ata “liderët e Lindjes”, demeke “i myslimanëve”! Shaqir Fetai me plotë pompozitet e publikon talljen e ndërkombëtarëve kur ata i drejtohen me “lider”, sepse ky me të vërtetë mendon se është i tillë, se është “lider”!
Po çka mendon opinioni i brendshëm për Shaqir Fetain? Opinioni i brendshëm është po ai komunitet nacionalist i cili, me UDB-në dhe veglat e tij ka kohë që i kanë ndarë rrugët dhe ka kohë që e luftojnë njëri tjetrin, madje edhe me luftë!
Hoxhallarët e vendit tonë janë me dinjitet, janë me terbije dhe edukatë, nuk parapëlqejnë që të shkaktojnë tensione, nuk parapëlqejnë që të organizojnë trazira, as përmbysje me revolucion, nuk parapëlqejnë grupime e as përcaktime klanore. Hoxhallarët tanë gjithnjë kanë qenë në shërbim të xhematit dhe të popullit, kurrë nuk i ka interesuar se cilën lopë apo dele ia kanë vënë në ballë si “prijës”, as nuk i janë nënshtruar, thjesht, kanë shikuar punën e tyre për ta ngritur sa më lart si cilësisht ashtu dhe sa më shumë shërbimin fetar ndaj xhematit përkatës. Kjo “amulli” e hoxhallarëve tanë është edhe aktualisht në raport me Shaqir Fetain. Ndonëse të gjithë e dinë se në ballë ua kanë vënë një “lopë të përhitur”, ata i kryejnë si obligimet ashtu edhe detyrimet që i kanë në avancimin institucional të jetës fetare islame në vend. Këtë dinjitet të hoxhallarëve Shaqir Fetai e përkthen si “lojalitet” ndaj tij dhe si bindje para këmbëve të “liderit” të tyre!
A mund të jetë “lider i myslimanëve” një udbash i rekrutuar nga oficri i UDB-së, Stanko Dragoviqi, nën pseudonimin “ORAO” (Shqiponja)?
A mund të jetë “lider i myslimanëve” një narcis i cili nuk kupton asgjë se çfarë po ndodhë përreth tij, si po i ik Tetova, Shkupi, Kumanova, Prilepi, Manastiri, Ohri, Kërçova, Dibra etj! A mund të kuptojë se “myftinjtë” e tij nuk paraqesin territor myftinishë që i kontrollon Shaqir Fetai, porse paraqesin vetëm veglën zinxhirore nëpër të cilën po i ngatërrohen këmbët Shaqir Fetait dhe sa nuk ka rënë hundë e buzë e të çallamitet si i ndërkryeri?
Sado që ndërkombëtarët (qoftë edhe ata karabinierë që vijnë për të hulumtuar se kush nga brenda BFI-së merrej me organizimin e transportit ilegal të emigrantëve!!!) do t’i drejtohen me “lider”, shtrohet pyetja: a mund të jetë i tillë një person si Shaqir Fetai, me mbi 1280 shkrime, komente, analiza, opinione e qëndrime të shprehura kundër tij në mbi 3200 faqe vord, tashmë të përfshira në 5 libra publicistike, të cilat shkrime janë përcjellë me 378.432 komente negative, të cilat në atë formë nuk i hasë as në shkrime kundër kriminlëve dhe armiqve të shqiptarëve e të myslimanëve të vendit e më gjërë!
Këto të dhëna flasin se Shaqir Fetai është, pa dyshim, më i urryeri i më të urryerve, sepse është më i keqi i më të këqinjëve, më i prishuri i më të prishurve dhe më i pabesi nga tradhëtarët.
Këtë fakt e di edhe vetë Shaqir Fetai por, ja që, i ka ardhur në dorë që ta “rehabilitoijë” sado pak veten. Shaqir Fetai nuk mund të paraqesë veten as si hoxhë madje as në katundin e vet, në Çegran, sepse edhe aty është me zero ndikim. Ja pra, për inat të katundit, Shaqir Fetai e keqpërdorë një fjalë që del nga modestia dhe “çivia” e karabinierëve italianë! Ata paskan pasur nder që qenkan takuar me “liderin e myslimanëve të RMV-së”, ndërkohë që e kanë të skenuar Shaqir Fetain me minj e me pula dhe që ia dinë edhe sa rruza të bardha të gjakut i ka (rruza të kuqe vështirë se mund të ketë!) Shaqir Fetai është i bindur se ua ka hedhur paqtë karabinierëve, të cilët paskan ardhur për ta motivuar Shaqir Fetain që të shprehë sa më shumë interes për “reliktet islame në RMV”!
Po a e di Shaqir Fetai kuptimin e fjalës “relikt”?
Kujt në RMV Shaqir Fetai i thotë “relikt islam”?
Sa “relikte islame” nga thesari i trashëgimisë kulturore i di me emra Shaqir Fetai?
Nëse Shaqir Feti mendon se me emrin “relikt” do të mund t’i identifikojë xhamitë, ai duhet ta dijë se xhamitë janë objkete-faltore dhe jo relikte!
Edhe diçka!
Kohë më parë kisha lexuar një shkrim se si, tashmë me BDI-në në opozitë, sërish do të aktualizohen problemet që tensionojnë situata ndërkonfesionale! A e keni dëgjuar Shaqir Fetain për këto kohë të përmend problemin e Xhamisë së Prilepit, Jeni Xhaminë e Manastirit, Xhaminë e shndërruar në kishë në Shtip, xhaminë në Strumicë etj.? Jo, sepse, ky problem nuk i është dashur atyreve që e instaluan dhunshëm në krye të BFI-së! Në Maqedoni më së lehti është që “projektet politike” të realizohen përmes ngritjes së tensioneve ndërfetare! Kësaj i ka fryrë Shaqir Fetai në takimin me karabinierët italianë. Shaqir Fetai, pas katër vite gjumë të thellë, zgjohet dhe përgjumshëm u ankohet karabinierëve: “Reisul Ulema i njoftoi ata me problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion, raportet e institucionit me shtetin dhe me bashkësitë e tjera fetare në vend si dhe vuri në spikamë moszgjidhjen e disa prej problemeve kyçe që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me objektet e kulturës fetare Islame në vend, siç janë Xhamia e djegur e Prilepit, Xhamia e Strumicës, Xhamia Jeni e Manastirit si dhe objekte tjera të trashëgimisë kulturore Islame në vend.”
Shaqir Fetai tashmë është lëshuar në fushatë për përgatitjen e terrenit i cili duhet të vlojë sidomos nga problemet ndërfetare për të ardhur në pushtet sa më parë ato forca politike antishqiptare e antiislame që e instaluan dhunshëm në krye të BFI-së. Po ai që vjen dhunshëm në pushtet, a e meriton të ikë paqtë?

Leave a Reply