Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e policisë “Plazh i lirë”, për lirimin e plazheve publike të zaptuara.
Në një postim në Facebook, kryeministri paralajmëron të gjithë ata që kapen me shkelje në lidhje me plazhet e zaptuara, do të ndëshkohen keq nga Ligji i Ri për vijën bregdetare.
“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, shkruan Rama krahas një videoje të aksionit të Policisë së Shtetit dhe FNSH.