Një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, i cili pohoi se i janë refuzuar vizat disa gjyqtarëve të korruptuar, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se do te kërkoje zyrtarisht listën me emrat e gjyqtareve te korruptuar. Manjani siguroi se nuk do te do të ketë tolerime per asnjë gjyqtar apo prokuror që gjendet në shkelje te ligjit. Ndryshe nga Ministri i Drejtësisë, Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u shpreh se nuk ka dijeni per asnjë te korruptuar dhe se lajmin për refuzimin e vizave nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara e kishte mësuar nëpërmjet medias. Disa gjyqtarë janë lakuar here pas here si të përfshirë në afera korruptive dhe se kane bere pasuri marramendëse duke shkelur ligjin. Por deri tani, në proces gjykimi ndodhen vetëm dy prej tyre, Rasim Doda dhe Parashqevi Ademi.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…