Janë 73 mijë llojë pemësh në mbarë planetin tonë dhe 9 mijë prej tyre janë ende të panjohura. Një kërkim shkencor ky, frut i punës së 150 kërkuesve ndërkombëtarë, që është publikuar në revistën Pnas të Akademisë Amerikane të Shkencave.
Katalogu i ri është pasuruar 14 % në krahasim me të deritanishmin, dhe të dhënat janë bashkuar në një skedar të madh e janë analizuar nga superkompjuter dhe algoritme të inteligjencës artificiale. Studimi është i rëndësishëm pasi e tillë është njohja e diversitetit të pemëve si grupe të gjalla, dhe është thelbësore ruajtja dhe stabiliteti i ekosistemeve.
Katalogimi i ri ka në përmbajtje të dhëna nga gjithë bota, me një total prej 40 milionë pemë të skeduara, pjesë e 64.100 specieve të njohura e të klasifikuara. 30% e tyre janë të rralla dhe ekzistojnë vetëm pak ekzemplarë, dhe ndër ta bëjnë pjesë edhe ata 9200 lloje që nuk janë skeduar ende. Ndërkohë që 43% e llojeve të pemëve gjenden në Amerikën e Jugut, aty ku ndodhen ekosisteme të ndryshme.