Edhe një biznesmen, anëtar i Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë ka paraqitur se i është nënshtruar zhvatjes, ndërkaq kryetarja e LOE-së, Danela Arsovska kërkon zgjidhje të shpejtë të situatës.
“Ka raste të cilat nuk janë paraqitur. Ne nuk jemi organ hetimi e as dikush që duhet t’i ndjekë apo punojë, megjithatë jemi njerëz të cilët i mbrojmë anëtarët tanë. Ka më shumë se një rast i cili ka paraqitur, qoftë për këtë apo për situatë tjetër dhe do të bëjmë gjithçka që është në kompetenca tona për t’i mbrojtur anëtarët dhe të përpiqemi të mos përsëritet, sepse kjo është në interes të të gjithë neve”, deklaroi Danela Arsovska, kryetare e LOE-së, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Ajo thekson se bëhet fjalë për kompani të madhe, duke mos saktësuar për cilën kompani bëhet fjalë dhe nga cili sektor vjen.