Von der Leyen – Macron, falenderime dhe sintoni për çështjet europiane

Maratona diplomatike e Ursula Von der Leyen nuk mund të mos niste nga Parisi, ku u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.  A duhet ta vizitonte? Ishte Presidenti francez që sugjeroi dhe mbështeti kandidaturën e delfines së Angela Merkel ,si presidente e Komisionit Evropian.

Takimi i Ursula me Macron shërbeu jo vetëm për të riafirmuar publikisht afërsinë e dy liderëve në lidhje me çështjet evropiane dhe më gjerë, por dhe për zgjidhje e pazëllit intrigues të emrave të Komisionerëve Europian, për të cilët duhet mbështetja e Presidentit francez. “Një kapitull i ri po hapet për ambiciet që qytetarët shprehën në zgjedhjet e muajit në maj dhe të cilat ju i transmetuat në mënyrë të vendosur, në fjalimin tuaj në Parlamentit Europian, me të cilat Franca është plotësisht dakord” – e deklaroi Macron.

“Jemi dakord të dyja palët për një Europë të fortë e të bashkuar, ambicioze për çështjet e ambjentit, rritjen ekonomike por dhe për sigurinë dhe mbrojtjen” – deklaroi Ursula Von der Leyen Presidenti francez i detyrohet Presidentes së Këshillit Europian, pasi ajo ka përfshirë në prioritetet e saj, shumë elementë që vinin nga agjenda evropiane e Macron, si përshembull ekologjia.

Edhe në lidhje me Brexit, ndryshe nga paraardhësi i saj, Presidentja e Komisionit Europian, duket se preferon një pozicion më të butë dhe më pragmatik me Londrën.

Leave a Reply