Partia maqedonase në pushtet, Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM), nëpërmjet një kumtese ka shprehur bindjen, se krahasuar me rrethin e parë të zgjedhje presidenciale, që u mbajt dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski në rrethin e dytë, 5 maj do të marrë më shumë vota.
“Maqedonas, shqiptar, turq, serb, vlleh, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët janë bashkuar rreth konceptit të Stevo Pendarovskit për përparim të bashkësisë. Në rrethin e dytë, qytetarët edhe më fuqishëm do ta përkrahën përparimin, do ta përkrahin përparimin, dhe do ta përkrahin konceptin që dërgon drejt NATO-s dhe BE-së”, thanë më tej nga LSDM-ja.