Lu: Refuzuam vizat për gjykatësit e korruptuar

Shtetet e Bashkuara kane një liste te zeze te funksionareve shqiptare te korruptuar, te cilët qeveria amerikane i ka shpallur non grata. Këtë e konfirmoi vete ambasadori amerikan ne tiranë, Donald Lu, përmes nje videoje te postuar ne internet, ku bën te ditur se gjyqtareve te përfshire ne afera korruptive u janë refuzuar vizat, ndërsa paralajmëron se ky është vetëm fillimi.

Pyetjes se një te riu shqiptar ne lidhje me korrupsionin, se çfarë bën SHBA, pse nuk ndërhyn kur e di shume mire qe politikanet tanë janë kaq te korruptuar, ambasadori Lu i përgjigjet.

“Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverise se SHBA ne Shqipëri. NE jemi duke marre masat tona,  por dhe me shoqërinë civile dhe udhëheqësit shqiptare. Vitin e  kaluar ne pame se si partitë politike hoqën disa kandidate kriminele nga zgjedhjet. Politikane te tjerë te korruptuar apo me te shkuar kriminale janë arrestuar apo kane dhëne dorëheqjen. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e plote te ligjit te dekriminalizimit. se fundi qeveria amerikane u ka ndaluar hyrjen ne SHBA disa gjykatësve te korruptuar, duke iu anuluar ose refuzuar vizat. Ky është vetëm fillimi. Kemi me tepër pune për te bere, për te luftuar korrupsionin”.

Këto komente, Donald Lu i beri ne programin e iniciuar qe muajin e kaluar nga ambasada amerikane me një seri video-konferencash ne Youtube , ku ambasadori i përgjigjet pyetjeve te qytetareve. Deklarata e forte e diplomatit amerikan ne Tiranë pason qëndrimet e tij te ashpra dhe te drejtpërdrejta ndaj anëtareve te korruptuar te gjyqësorit, te cilët i ka paralajmëruar hapur për ate qe i pret me zbatimin e reformës ne sistemin e drejtësisë.

Leave a Reply