Lufta e Trump-it ndaj palestinezëve: një kronologji e kërcënimeve dhe presioneve

Shtetet e Bashkuara njoftuan mbylljen e selisë diplomatike të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington, siç thuhet, nga refuzimi i zyrtarëve të Palestinës për t’u angazhuar në negociata me Izraelin nën dirigjimin e Shteteve të Bashkuara. Kjo masë e fundit është e një serie kundër Autoritetit Palestinez, e nisur furishëm që me reagimin e ashpër kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, nga ana e administratës Trump.

Qëkur presidenti amerikan Trump u fut në Shtëpinë e Bardhë, përveçse ia ka rritur Izraelit kuotat e ndihmës ushtarake nga 3.1 miliardë dollarë në vit në 3.8 miliardë, ka ndërmarrë dhe një sërë masash të cilat janë vlerësuar si raciste dhe diskriminuese ndaj faktorit palestinez.

Ndërkohë, Trump po përgatitet të publikojë detajet e asaj që ai e quajti “marrëveshja e shekullit” në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.

Sipas njoftimeve të Shteteve të Bashkuara, marrëveshja ndalon kthimin e më shumë se pesë milionë refugjatëve palestinezë dhe përjashton Jerusalemin nga negociatat.

Më poshtë është zgjedhur një listë e lëvizjeve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara kundër palestinezëve që kur Trump mori presidencën.

2017-ta

24 mars – Senati amerikan miratoi emërimin e David Friedman, i cili mbështetur ndërtimoin e vendbanimeve hebraike në tokën e pushtuar palestineze, si ambasadori amerikan në Izrael.

6 dhjetor – Trump njoftoi vendimin e diskutueshëm për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, duke e shndërruat qytetin e shenjtë të re besimeve në kryeqytet të shtetit hebre.

2018-ta

3 janar – Trump kërcënoi se do të ndëpresë ndihmat për palestinezët, duke nxjerrë si shkak refuzimin prej tyre për t’u ulur me Izraelin.

17 janar – Qeveria amerikan shkurton më shumë se gjysmën e alokimeve të planifikuara (65 prej gjithsej 125 milionë dollarë) për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë – UNRËA, e cila kujdeset për më shumë se pesë milionë refugjatë të regjistruar.

14 maj – Në Jerusalem hapet ambasada amerikane, në të njëjtën ditë kur palestinezët shënonin 70-vjetorin e Nakba-s, spastrimin etnik të qyteteve palestineze nga paraushtarakët sionistë në vitin 1948, kur u themelua shteti i Izraelit.

25 gusht – Hiqen 200 milion dollarë ndihma ekonomike për palestinezët

31 gusht – Departamenti i Shtetit njoftoi se ka ndaluar financimin e UNRËA-s.

9 shtator – Anullohen programet e ndihmës së mbetur (25 milionë dollarë) në një rrjet prej gjashtë spitaleve në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

10 shtator – Shtetet e Bashkuara mbyllin misionin e PLO-së në Uashington.

17 shtator – I refuzohet viza familjes të të dërguarit e PLO-së në Uashington, duke i detyruar të largohen nga vendi. /tesheshi.com/

Leave a Reply