Një autokolonë humanitare që po përpiqej të shkonte në Mariupol u detyrua të kthehet pas për shkak të luftimeve, tha këtë të enjte zëvendëskryeministri i Ukrainës. Kjo vjen në një kohë kur Këshilli i qytetit raportoi se Mariupol i rrethuar nga trupat ruse, po sulmohej nga ajri.
“Bombat po godasin shtëpi“, tha Këshilli në një postim në internet. Porti që ndodhet në juglindje të Ukrainës, ka 1 javë që është nën sulm.