Atletja shqiptare garon në 3 mijë metra me pengesa
Luiza Gega kualifikohet për në finalen e garës së 3 000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të atletikës që po zhvillohet në Oregon të SHBA-ve.
Gega doli në vendin e tretë në baterinë e dytë me kohën 9 minuta 14 sekonda e 91 të qindat, vetëm 62 të qindat larg rekordit kombëtar.
Finalja do të mbahet më 20 korrik, ndërsa Gega do të garojë fort pasi në baterinë e parë janë pretendente nga Kazakistani, Etiopia apo edhe Tunizia, të cilat kanë arritur kohë shumë më të mirë se atletja shqiptare.