Një “lutje” e Shaqir Fetait (“Nuk ua bëjmë hallall nëse sa herë që do ta shihni se nuk jemi në rrugën e drejtë, ju nuk do të na e tërhiqni vëmendjen”), ma tërhoqi vëmendjen dhe m’u bë lajtmotiv për t’ia tërhequr VËREJTJEN
Nga Sabit Ibrahimi
Lutjet jan përpjekje të përshpirtshme dhe intime për të përcjellë mesazhe të devotshme deri te Krijuesi ynë që është i Gjithëdishëm. Pra, është një relacion intim ne mes të të devotshmit dhe Krijuesit. Pubikimi i formave të lutjes, si ves i përditshëm, më tepër është gjest i një hipokriti se sa i një të pastri në shpirt.
“Sot u fala në këtë xhami…”, “Sot e fala xhumanë…”, “Sot u luta kështu…” – janë informacione të kota, të poshtra, që vijnë nga një hipokrit, nga një mynafik, nga një i prishur në shpirt. Ajo që është obligim jetik nuk komunikohet! Për shembull, “Sot morra frymë”! Në raport me Krijuesin e gjithësisë, falja e namazit, pëshpëritja e lutjeve të përshpirtshme, lutjet për faljen e mëkateve të qëllimshme e të paqëllimshme, janë frymëmarrje, e cila është jetike për ekzistencë. “Hej, myslimanë, sot morra frymë” – Shaqir Fetahu përçon këtë mesazh dhe asgjë tjetër, thuase dikujt i plasi b… nëse Shaqir Fetai do të marrë frymë apo jo!
I hendikepuar me mosnjohjen e shqipes ai thotë “na e tërhiqni vëmendjen”! Vëmendja tërhiqet nga të bëmat e Shaqir Fetait ndërsa myslimanët e mbarë ia tërheqin vërejtjen: mjaft më me hipokrizi!
Në çdo sekond, në çdo minutë, në çdo orë, në çdo ditë Shaqir Fetai nuk është në rrugë të drejtë, ia themi këtë duke mos na interesuar fort hallallëku i tij. Pesë vite rresht (nëse jo edhe më shumë) Shaqir Fetai ka bashkëjetuar me haramin, Shaqir Fetai e ka stimuluar haramin, Shaqir Fetai ia ka mbuluar gjurmët haramit, Shaqir Fetai ka rrahur gjoks për haramin, Shqir Fetai i ka duartrokitur haramit… Pesë vite rresht Lëvizja Myslimane pë Reforma në BFI e ka luftuar publikisht dhe pa u ndalur këtë veprim të mëkatshëm të prirur nga Sulejman Rexhepi e të ndihmuar nga miqtë e ngushtë të tij, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetain!
Kur Sulejman Rexhepi kishte arritur të krijojë një “rijaset” (anëtar i të cilit ishte edhe Shaqir Fetai) i cili do ta përkrahte dhe ndihmonte në haram, ish-sekretari gjeneral i tyre, H. Afrim Tahiri, kishte dhënë dorëheqje, madje duke ua tërhequr vërejtjen publikisht, secilit “myfti” për atë se çka do të ndodhte, cili ishte synimi i Sulejman Rexhepit dhe si do të rridhnin punët! Dorëheqjen ua nisi të gjithë anëtarëve të “rijasetit”. Këtë luftëtarë të denjë të haramit e suspendoi Sulejman Rexhepi me votat e të gjithë anëtarëve të “rijasetit” pra, edhe të Shaqir Fetait, me çrast u hapën dyert për haramin, ose, për shkeljen e Nenint 58 të Kushtetutës së BFI-së!
Largimi i Sulejman Rexhepit nuk është produkt i vetëdijësimit të Shaqir Fetait, nuk është rezultat i “teubes”së Shaqir Fetait, por, rezultat i mashtrimit të elementeve nëntokësore, që dalin në sipërfaqe çdo muaj sa për t’ia rjepur lëkurën BFI-së! Shaqir Fetai “fetarisht” ia mbanë këmbët të tjerët politikisht e rjepin për së gjalli. (Nuk ka parti politike që i intereson fisebililah BFI-ja)!
Shaqir Fetai është në rrugë të gabuar përderisa e hesht arsyen e dëbimit të Sulejman Rexhepit;
- është në rrugën e gabuar përderisa nuk i zardh të bëmat haram të Sulejman Rexhepit;
- është në rrugën e gabuar përderisa nuk e zbardhë hajninë, vjedhjen, zhvatjen, e buxhetit të BFI-së që përbëhet nga djersa dhe nga kafshata e bekuar e myslimanëve të vendit;
- është në rrugën e gabuar sepse si hafëz, në çdo sekond është në shkelje të Kuranit të Shenjtë, spse shkelë mbi Porositë e tij i cili, veç të tjerash, mëson se si nuk duhet të jeshë hipokrit;
- është në rrugë të gabuar sepse, me largimin e Sulejman Rexhepit mundohet t’i mbulojë edhe gjurmët e veta të haramit që e ka kryer bashkë me Sulejman Rexhepin;
- është në rrugë të gabuar sepse nuk dëshiron të kuptojë se, me rënien e të parit bijnë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, rënia e të parit i tërheq me vete të gjithë bashkëvepruesit e tij.
Fare në fund, Shaqir Fetai është në rrugë të gabuar sepse nuk dëshiron të kuptojë se, pa Lëvizjen Myslimane për Reforma në BFI nuk mund të arrihen ato reforma dhe masat jetike për ta shpëtuar këtë Institucion aq të dashur nga myslimanët e vendit por jo edhe nga Shaqir Fetai, i cili, në veprimet haram të përditshme po na del vetëm një zgjatim karikaturesk i Sulejman Rexhepit!
Përpjekja për ta mbuluar haramin me publikimin e “lutjeve eseistike” nuk është asgjë tjetër përveç hedhje pluhur syve kritikë të opinionit të gjërë të vendit.
Të gjitha veprimet e Shaqir Fetait, qofshin ekzistenciale, qofshin “profesionale”, janë kopje e zbehtë e veprimeve haram të Sulejman Rexhepit, por që tani mbajnë signaturën e Shaqir Fetait, këtij hajni që vjedh post e titull pa iu nënshtruar vullnetit të popullit dhe përfaqësuesve të popullit; këtij të sëmuri për titullin “reis” vetëm e vetëm që ta kamuflojë vesin e tij prej hajni.
Shaqir Fetait i tërhiqet vërejtja që sa më shpejt të formojë komisionet e nevojshëm për zgjedhjet e domosdoshme në BFI. Asnjë musliman në vend nuk ka nevojë për lutjet hipokrite të Shaqir Fetait, por për dalje nga ai mentalitet i të qenurit uzurpator i BFI-së. Uzurpatorët nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk i vret ndërgjegja për shkatërrim, sepse, fundja, shkatërrimi dhe shkretimi është mision i çdo uzurptori, sado qoftë ai “hafiz” apo “i devotshëm”! Me tituj e poste nuk fitohet mëshira e Mëshirëplotit, por me sinqeritet e devotshmëri gjithnjë para Tij!