Presidenti francez Emmanul Macron, ka thënë se njerëzit që shpërndajnë lajme të rreme përmes internetit, do të duhej të jepnin përgjegjësi dhe të vihen para drejtësisë.
Gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Paris, Macron paralajmëroi se po rrezikohet demokracia me dezinformata dhe lajme të rreme që po shpërndahen nëpërmjet internetit.
Madje ai ka propozuar që ligji i ri do të duhej t’i mundësonte platformave digjitale, influencuesve dhe njerëzve tjerë që tërheqin vëmendje të jenë përgjegjës nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin.
Sociologu Gerald Bronner, shef i komitetit për raportim, ka thënë se çdo lëvizje duhet të baraspeshohet me nevojën e ruajtjes së lirisë dhe hulumtimit.