Macron zbut tonet ndaj protestuesve

Ofron dialog për reformën e pensioneve

Presidenti francez Emanuel Makron zbut tonet para protestave të dhunshme kundër rritjes me dy vite të moshës së pensionit, që qeveria e miratoi pa votim në parlament.

Gjatë një vizite në alpet e jugut të Francës pranë kufirit me Italinë, Makron u premtoi protestuesve dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“E dimë që ka mospajtim dhe kundërshtim për reformën e pensioneve. Javën e ardhshme, kryeministrja do të takohet me përfaqësuesit e sindikatave.”

Megjithatë, Makron tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga plani, pasi e sheh atë si një prej zgjidhjeve kryesore për uljen e inflacionit dhe reduktimin e borxhit të lartë kombëtar, në një moment kur financat franceze dhe ato të shumë vendeve të zhvilluara të botës janë në krizë prej pasojave të luftës në Ukrainë dhe pandemisë.

Këmbëngulës në linjën e tyre janë edhe protestuesit, të cilët thonë se nuk heqin dorë nga manifestimet masive dhe të dhunshme deri në anulimin e ligjit që hyn në fuqi në fund të vitit.

Leave a Reply