Malverzime me paratë evropiane në Maqedoninë e Veriut, Brukseli kërkon hetime

Agjencia Nacionale për programe evropiane dhe mobilitet do të përfshihet nën hetime të thella, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime me ndarjen e granteve nga fondet evropiane.

Brukseli ka kërkuar hetime të thella nga institucionet vendore lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme, përcjell INA.

Erasmus Plus, Euridika, Europas dhe Euroguidance janë katër programet për të cilat një grup njerëzish, me gjasë punonjës të Agjencisë kombëtare për programe evropiane dhe lëvizshmëri, kanë raportuar dyshime për keqpërdorim të parave evropiane, tregojnë kallëzimet që kanë arritur te Komisioni Antikorrupsion.

Anëtari i komisionit që merret me këtë lëndë, Nuri Bajrami, tha për REL se në maj të këtij viti raportet Komisioni ka pranuar raportet para anonime për dyshim në punën e drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe evropiane, Lidija Dimova, të cilat për nga përmbajtja duket se janë dërguar nga ndonjë grup i punonjësve në Agjenci. Përveç dyshimeve për keqpërdorim të fondeve evropiane, ata kanë pranuar edhe një kallëzim nga një person juridik për keqpërdorim të buxhetit të Maqedonisë, përkatësisht për një prokurim publik. Bajrami shton se ata nuk kanë informacion specifik në lidhje me dyshimet se sa para janë derdhur nga Agjencia.

“Deri më tani është e jona, ka dyshime dhe ne kërkojmë nga institucionet kompetente që të veprojnë për të pastruar dyshimet dhe për të përcaktuar përgjegjësinë nëse ka abuzim apo jo, dhe sa i përket fondeve buxhetore, ajo që thuhej në një raport, pretendohet të merret “Para të gatshme nga thesari me vlerë 15 mijë euro, dhe kjo ishte e gjitha nga buxheti dhe kjo është nën hetim dhe sqarim të çështjes”, tha Bajrami.

Agjencia së fundi u bë pjesë e debatit pas ndarjes së fondeve për floktarinë që përfitoi qindra mijëra euro për trajnime, por që konsiderohej një floktori fantom me një dyqan në lagjen Aerodrom të Shkupit. 

Leave a Reply