Bashkësia Fetare Islame e Shaqir Fetait jeton dhe funksionon nën inercionin e manisë së vetme psikopatike – për të gënjyer! Mjeranët e BFI-së së Shaqir Fetait, për t’u rrëfyer si “punëtorë”, gënjeshtrën e thurrin dhe e ndërtojnë në funksion të vetëlavdërimit! Opinioni i gjërë i kritikon për vjedhje, për tradhëti, për veprime antiislame, për degjenerim, për degradim, ndërsa honxho-bonxhot e Shaqir Fetait thonë “BASHKËSIA FETARE ISLAME NË MESIN E INSTITUCIONEVE MË TË BESUESHME NË RMV”!
Me këtë titull e ilustruan “informacionin” që kishte të bëjë rreth anketës së fundit të zhvilluar nga IRI mbi besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e vendit.
Kjo anketë ka nxjerrur përfundimin se qytetarët e vendit besueshmërinë më të madhe e kanë në bashkësitë fetare. Kështu thotë IRI, kurse marionetat e Shaqir Fetait thonë se, Bashkësia Fetare Islame qenka ndër institucionet më të besueshme të vendit.
Natyrisht, kjo rrenë i ka irituar tej mase drejtuesit e këtij Instituti me renome botërore dhe, t’ia shtrembëroshë faktet, t’ia imputoshë “pëfundimet” që dalin nga kokat psikikisht të parehatueshme, kjo është idiotizëm. Kurse me idiotizma asnjëherë nuk është marrur ky Institut amerikan.
Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë (sipas listës së Agjencisë për Kishën dhe bashkësitë fetare) 13 Kisha si bashkësi apo komunitete fetare dhe, 10 bashkësi fetare, pra, gjithësej 23 bashkësi fetare, prej të cilave komunitetit myliman u takojnë tri bashkësi fetare islame (Bashkësia Fetare Islame, Bashkësia Fetare e Bektashinjëve si dhe Bashkësia Islame Selefiste “Dar el Hadis”)!
Veç kësaj, anketat zakonisht kryeh në një kampion prej 1030-1300 qytetarë dhe, në rastin konkret, sipas dudukëve të Shaqir Fetait, po na del që IRI i paska pyetur të gjithë qytetarët myslimanë, sepse, të tjerët nuk mund të përgjigjen se Bashkësia Fetare Islame qenka institucioni më i besueshëm! Dhe, kësaj gënjeshtre i bashkangjitet edhe Shaqr Fetai, i vetëquajturi “reis”! Edhe “reis” edhe rrencak – kjo i ngjanë vetëm Shaqir Fetait!
Në këtë anketë, shihet se bashkësive fetare në vend u besojnë shumë 25 për qind e qytetarëve të anketuar. Nëse në vend funksionojnë 23 bashkësi fetare, atëherë po i bie që këtyre institucioneve fetare po u besuaka mesataisht vetëm nga 1 për qind e përfaqësuesve të tyre! Pra, bashkësisë fetare islame i beson vetëm 1 për qind e qytetarëve të vendit të anketuar, aq sa u besojnë edhe të tjerave dhe, në total, kjo besueshmëri arrinë përqindjen prej 25 % të qytetarëve që u besojnë shumë këtyre bashkësive fetare.
Kështu duhet të lexohen anketat dhe jo të shtrembërohen sipas qejfeve të Shaqir Fetait, i cili nuk e ka për dert edhe të gënjejë fort vetëm e vetëm që të hedh pak pluhur mbi skandalet që po e përcjellin në çdo hap të tij të dyshimtë. Si mund të besohet shpirtërisht një institucion, qoftë si subjekt fizik qoftë si subjekt juridik, nëse brenda tij vlon nepotizmi, vlon vjedhja, tradhëtia, militantizmi partiak, veprimet sektariane politike, degradimi, shkatërrimi dhe, mbi të gjitha, mania për rrenën?
Kjo përqindje e besueshmërisë së qytetarëve në bashkësitë fetare të vendit duhet të jetë mjaft e frikshme dhe shumë alarmante dhe, assesi të kuptohet si barometër e mirë e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve fetare. Të pyeten në një anketë anëtarët e 23 komuniteteve fetare të regjistruara në vend dhe, përgjigja në grafën “i besoj shumë” të jetë vetëm 25 për qind, kjo duhet të jetë mjaft brengosëse, sepse, besueshmëria e lartë nuk e kalon 1 përqindëshin e komuniteteve ndaj institucionit të vet fetar. Kësaj mund t’i gëzohet vetëm Shaqir Fetai dhe marionetat e tij lehtësisht të manipulueshme ! /LMR në BFI/