Maqedoni, dy të dyshuar nga Prokuroria Speciale kanë ikur në Serbi !?

Burime jozyrtare thonë për Lajm se dy nga tetë personat e dyshuar për të cilët Prokuroria speciale kërkoi arrest, janë të pakapshëm për organet e drejtësisë.

Sipas burimeve tona, bëhet fjalë për dy të dyshuar kryesorë, por nuk jepen detaje nëse janë nga radhët e VMRO-së , apo nga radhët e BDI-së. Informacionet nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht as nga Prokuroria e as nga policia.

Leave a Reply