Maqedoni – Gjendje e jashtezakonshme ne Shkup, protestuesit pushtojne Kuvendin

Kuvendi i Maqedonisë është pushtuar nga protestuesit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit.

Por ai nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Qindra protestues kanë hyrë në sallën kuvendore ndërsa nuk janë penguar në këtë veprim nga forcat policore.

Vazhdon të rritet numri i protestuesve ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.

Fotoja qe qarkullon ne rrjetet sociale: Zijadin Sela i plagosur 

Ne rrjetet sociale po qarkullojne foto ku njeperson eshte i gjakur dhe merret zvarre. Ne rrjetet sociale thuhet se eshte Zijadin Sela i dhunuar nga protestuesit.  Jozyrtarishtë raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak.  Protestuesit po sulmojnë, gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd, andaj edhe televizionet apelojne që të mos dilet në rrugë pa ndonjë nevojë të madhe.

Ora 20: 10 Protestuesit kane rrethuar kuvendin

“Numri i protestuesve jashtë kuvendit  sa vjen e shtohet. Këndojnë këngë patriotike. Ka dhe policë të lënduar. Kuvendi është rrethuar nga të katër anët me protestues. Është i madh numri i deputetëve të lënduar. Janë rrahur dhe gazetarë” raporton Alsat.mk

 

Ora 20: 07   Zijadin Sela i lenduar 

Edhe kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela është në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar

 

Ora 20:00 Apeli i ambasadorëve të BE-së në Shkup:  Policia të sigurojë rendin.

Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

Ambasadori suedez foli ne emer te te gjithe ambasadoreve te BE-se : Eshtë koha për dialog dhe jo për dhunë. Policia të sigurojë rendin. Te mos lejoje përshkallëzimin e situatës.

Ora 19: 51 Gazetari: Pashe shume persona te plagosur. Eshte plagosur dhe Zaev

Deshmia e gazetarit i izoluar ne Kuvendin e Maqedonise: Protestuesit kane pushtuar kuvendin. “Nuk mund te them ku jemi por jemi ne nje vend te sigurt. Pashe shume persona te plagosur. Eshte plagosur Zoran Zaev por dhe truproja e tij. Kishte gjuajtje me karrige, me sende te forta”

Raporton nje gazetar i Alsat.mk

Ora 19: 44 Nderkombetaret pritet te dalin ne nje seance te jashtezakonshme

Ora 19: 40 Protestuesit pushtojne Kuvendin  

Deputetet e VMRO DPMNE jane bashkuar me protestuesit. Protestuesit kane pushtuar sallen e Kuvendit dhe brohorasin. Ne kuvend kane hyre dhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.

” Disa persona ishin futur dhe me maska te zeza” informon gazetarja e Alsat ne nje raportim live.

Protestuesit i sulmojnë deputetët, i gjakosur Zoran Zaev

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e protestuesve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet.

Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Gjendje alarmante

Për momentin nuk raportohet për të plagosur apo viktima. Gjendja paraqitet alarmante pasi brenda Kuvendit ndodhen edhe deputetët të cilët nuk dihet nëse janë nën mbikqyrjen e sigurimit.

Aktit i ka paraprirë vendimi i LSDM-së dhe partive shqiptare BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, për të përfunuar konsituimin e Kuvendit.

Vendimi është kundërshtuar nga VMRO-ja, ndërsa si shkas kanë theksuar atë që njihet si Platformë e Tiranës me të cilin kjo parti prentendon se rrënohet karakteri unitar i shtetit.

Aktin e zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar VMRO-ja e quan grushtshtet.

Nga LSDM-ja kanë thënë se pretendimet e VMRO-së janë gënjeshtra dhe se garanci për karakterin unitar të shtetit është programi qeveritar tashmë i hartuar nga partitë e shumicës së re.

 

Leave a Reply