Marioneta antikombëtare në pritje të Çmimit Nobel për “Bashkëjetesë”

Shaqir Fetai e ka bindur veten se është një kampion i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, duke u bazuar në disa dekorata të marra kotnasikoti. Sjellja dhe veprimet e tij flasin për të kundërtën: një lider i dobët, i cili në vend që të mbrojë interesat fetare dhe kombëtare të komunitetit të tij, zgjedh të jetë një marionetë e “forcave” që kërkojnë të nëpërkëmbin shqiptarët dhe myslimanët

Nga Ilir Topi

Nëntori, muaji i krenarisë kombëtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, këtë vit u shoqërua me provokime dhe përdhosje të hapura ndaj vlerave kombëtare dhe fetare të shqiptarëve dhe myslimanëve të këtij shteti.
Më 22 Nëntor, Ditën e Alfabetit, Jeni Xhamia – një simbol i shenjtë i trashëgimisë islame – u shndërrua në muze të kulturës krishtere me ndihmën e institucioneve shtetërore.
Më 28 Nëntor, një tjetër akt i turpshëm ndodhi me përdhosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Në këtë kontekst, shqiptarët dhe myslimanët prisnin një reagim të fuqishëm nga liderët fetarë dhe kombëtarë për të denoncuar këto provokime. Por, Shaqir Fetai zgjodhi të heshtë, duke treguar edhe një herë natyrën e tij prej marionete në duart e forcave që synojnë nënshtrimin dhe poshtërimin e shqiptarëve dhe myslimanëve.
Heshtja dhe mungesa e veprimit nga ana e Shaqir Fetait ndaj këtyre akteve dëshmon një dobësi të theksuar në lidership. Në vend që të ngrejë zërin për të mbrojtur dinjitetin e komunitetit që përfaqëson, Fetai ka zgjedhur një qasje nënshtruese. Pyetjet kryesore që ngrihen në këtë situatë janë:
Pse nuk kërkoi Shaqir Fetai kthimin e Jeni Xhamisë në duart e myslimanëve? Ky ishte një akt i qartë i dhunimit të një objekti të shenjtë, por Fetai nuk bëri asnjë hap për ta adresuar atë.
Pse nuk denoncoi përdhosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar? Si mundet një lider që pretendon të mbrojë harmoninë fetare të injorojë një akt kaq të rëndë ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve?
Pse nuk kërkoi sanksionimin e aktorëve që po përpiqen të destabilizojnë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike? Në vend të kësaj, Fetai zgjodhi të bashkëpunojë në nënshkrimin e dokumenteve që promovojnë “bashkëjetesë” pa marrë parasysh dhimbjen dhe padrejtësitë që iu bënë shqiptarëve dhe myslimanëve.
Veprimet dhe mosveprimet e Shaqir Fetait nuk janë asgjë më pak se tradhti ndaj interesave të komunitetit të tij, duke e bërë atë njӓfarë Fikret Abdiqi shqiptar! Duke pranuar të luajë rolin e një lideri të dekoruar për “bashkëjetesë,” ai ka pranuar njëkohësisht të jetë një vegël në duart e atyre që përfitojnë nga heshtja dhe dobësia e tij. Në vend që të mbrojë dinjitetin e myslimanëve dhe shqiptarëve, ai po lehtëson procesin e nënshtrimit të tyre, duke shitur çdo vlerë fetare dhe kombëtare për një dekoratë apo një lavdërim të pavlerë. Myslimanët e vendit luten që sa më shpejt ta marrë “nënën e dekoratave”, Çmimin Nobël, dhe të marrin fund tradhëtitë e tij si dhe tradhëtitë e subjektit politik shqiptar që kaq ëmbël po e miklojnë në këtë rrugëtim të tradhëtisë! Natyrisht, çmimin do ta paguajë vetëm populli shqiptar!
Në një kohë kur institucionet shtetërore dhe forcat nacionaliste maqedonase ndjekin një agjendë që synon destabilizimin e Ballkanit dhe margjinalizimin e shqiptarëve, roli i liderëve fetarë është vendimtar. Por Shaqir Fetai nuk është treguar i denjë për këtë rol.
Vija ortodokse Rusi-Serbi-(pjesërisht, Maqedoni e Veriut) ashiqare po punojnë në destabilizim të Ballkanit duke u munduar që ta fusin në kurth faktorin shqiptar të këtij rajoni! Madje haptazi po angazhohen institucione e subjekte politike që ta përjetojnë përkrahjen ruse në nënshtrim të shqiptarëve siç po i nënshtron rusi ukrainasit!
Fatkaqësisht, në vend të sanskionimit të të gjithë këtyre elementëve destabilizues, dikujt i shkon në mend që të kërkojë prej shqiptarëve që ta arsyetojnë këtë ngacmim si dhe ta falin tërë këtë poshtërim që u bëhet atyre! E gjejnë njëfarë marionete rusofile, Shaqir Fetain dhe, prej tij kërkojnë që të nënshkruaj dokument përmes të cilit do të harrohet, do të falet tërë ajo që iu bë dhe po i bëhet shqiptarëve dhe myslimanëve si dhe të kërkohet që tash e tutje të angazhohemi për bashkëjetesë dhe harmoni fetare
Një lider fetar duhet të jetë i pari që ngrihet për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të tij, duke qenë një model kuraje, integriteti dhe drejtësie. Por Shaqir Fetai ka treguar të kundërtën. Ai ka dështuar të artikulojë qartë vuajtjet dhe shqetësimet e myslimanëve dhe shqiptarëve. Në vend të luftojë për drejtësi, ai ka pranuar të jetë një vegël në duart e strukturave që synojnë destabilizimin e Ballkanit dhe nënshtrimin e shqiptarëve.
Në një situatë të tillë, Shaqir Fetai nuk përfaqëson më interesat e komunitetit mysliman dhe shqiptar. Ai është shndërruar në një simbol të dështimit dhe të një lideri të dobët, që ka braktisur detyrën e tij për hir të përfitimeve personale dhe të iluzioneve të lavdisë së rremë.
Shaqir Fetai nuk është një kampion i bashkëjetesës dhe tolerancës, por një shembull i qartë i një lideri të dobët, të manipulueshëm dhe të paaftë për të mbrojtur interesat e komunitetit të tij. Myslimanët dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një lider të guximshëm dhe të vendosur, i cili nuk do të pranojë kurrë të tradhtojë vlerat dhe identitetin e tyre për përfitime të përkohshme.
Shaqir Fetai është mallkimi më i tmerrshëm që u ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe kjo do të faktohet shumë shpejt!

Leave a Reply