Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniel u kërcënua fizikisht e u paralajmërua të heshte mbi marrëdhënien me presidentin Donald Trump.
Këtë e tha avokati i gruas për median amerikane CNN. Përfaqësuesi ligjor Michael Avenatti nuk ofroi detaj mbi kërcënimet kundër Stephanie Clifford, emri i vërtetë i pornostares, por tha se gruaja do të flasë hollësisht për çështjen gjatë një interviste televizive për CBS, që do të transmetohet në 25 mars.
“Klientja ime u kërcënua fizikisht të mbyllte gojën për ato që dinte mbi Trump”, tha Avenatti për CNN. Clifford pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me republikanin gjatë vitit 2006, kur ai ishte i martuar me Melanian.
Presidenti e mohon këtë. Në një letër dërguar avokatit privat të Trumpit, Michael Cohen ditën e hënë, Clifford u ofrua të rikthejë shumën prej 130 mijë dollarësh që i ishte dhënë asaj për ta detyruar të heshte lidhur me marrëdhënien, por avokati e shpërfilli ofertën.
Cohen pretendon se e kishte paguar Cliffordin me paratë e tij gjatë fushatës presidenciale të 2016-tës. Ai nuk e ka shpjeguar përse e kishte bërë pagesën apo nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte në dijeni.
Përfaqësuesi ligjor i aktores së filmave për të rritur tha për agjencinë e lajmeve Reuters se 6 gra kishin kontaktuar me firmën e tij ligjore për të përshkruar marrëdhëniet me Trump.
Sipas tij, të paktën 2 gra të tjera kishin firmosur marrëveshje heshtjeje, të ngjashme me atë të klientes së tij.