Marrëdhënia tregtare SHBA-BE, zyrtarja e lartë europiane: Jemi gati për negociata për gazin natyror me administratën Trump

Bashkimi Evropian është i përgatitur të negociojë me Shtetet e Bashkuara për blerjen e më gazit të tij natyror të lëngshëm(LNG), sipas krahut ekzekutiv të bllokut.

Të hënën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se BE-ja duhet të blejë rreth 350 miliardë dollarë LNG amerikan për të kompensuar deficitin që SHBA ka në tregtinë e mallrave me bllokun europian.

“Gjysma e LNG-së sonë tashmë vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe ne jemi gati të punojmë me administratën Trump. Ne jemi gati të diskutojmë. Jemi gati të negociojmë”, tha Anna-Kaisa Itkonen, një zëdhënëse për Komisionin Europian.

Itkonen tha gjithashtu se BE-ja synon të mbajë “burimet të ndryshme të energjisë” për të shmangur varësinë nga një furnizues i vetëm.

Blloku e ka “marrë leksionin”, tha ajo, nga përvoja e tij ku iu desh të zëvendësonte me shpejtësi importet e tij të gazit natyror dhe naftës me tubacione ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. BE-ja ka rritur importet e saj të LNG-së amerikane për të ndihmuar në plotësimin e këtij boshllëku.

Amerika ishte furnizuesi më i madh i gazit natyror për BE-në në vitin 2024, duke përfaqësuar 45% të importeve, sipas komisionit evropian.

Trump tha dje se deficiti i mallrave të Amerikës me BE-në mund të “zhduket lehtësisht dhe shpejt” nëse ata blinin më shumë burime amerikane të energjisë.

Trump ka thënë vazhdimisht se SHBA ka një deficit prej 350 miliardë dollarësh në tregtinë e mallrave me BE-në. Megjithëse ka një mospërputhje të madhe midis shifrave të deficitit të cituara nga BE dhe SHBA për shkak të mënyrave të ndryshme të llogaritjes së tyre, asnjëra shifër nuk është aq e madhe sa ajo që ka pretenduar Trump.

Leave a Reply